KQZ-ja kërkon nga Qeveria pezullimin e orës policore për të shtunën dhe të dielën

Autori: Gazeta inFokus
08:10 | 15 October 2021
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës pezullimin e kufizimit të lëvizjes për ditën e shtunë dhe të diel.
Këtë e ka bërë të ditur, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Ai për EO, ka thënë se kërkesa për heqjes së orës policore për 48 orë, është kërkuar edhe në mbledhjen e fundit të KQZ-së.
Teksa ka folur për këtë kërkesë, Elezi shpreson se Qeveria do t’iu miratojë këtë kërkesë.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën përfundimtare të përgatitjes së procesit zgjedhor dhe me qëllim të kryerjes së detyrave gjatë procesit të votimit, do të jenë të angazhuar rreth 15 mijë anëtarë të këshillave të vendvotimit si dhe rreth 25 mijë vëzhgues do të jenë prezentë në vendvotime për të parë nga afër procesin e votimit. Prandaj për të mundësuar kryerjen e detyrave zyrtare dhe duke qenë të vetëdijshëm për masat kufizuese, që përfshijnë kufizimin e lëvizjes nga ora 22:00 deri në ora 5 të mëngjesit, KQZ-ja ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të pezullojë kufizimin e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës më datë 16 dhe 17 tetor”.
“Gjatë mbledhjes së fundit që është mbajtur në KQZ, në mënyrë unanime anëtarët e KQZ-së kanë shprehur besimin se pezullimi i kufizimit të lëvizjes gjatë kësaj fundjave do t’i shërbente krijimit të një atmosfere pozitive për qytetarët e Kosovës”, tha Elezi.
Tutje Elezi ka thënë se duke pasur parasysh që janë mijëra persona të angazhuar në këtë proces zgjedhor, largimi i orës policore do ta ndihmonte shumë këtë proces, pasi sipas tij, trupat zgjedhore mund të mbesin edhe pas orës 22:00 në vendvotime.
“Sigurisht duke pasur parasysh që kemi të bëjmë me mijëra persona që do të angazhohen dhe kanë rol aktiv në proces zgjedhor, e që pjesa më e madhe e tyre mund të jenë në vendvotime për të parë procesin e numërimit të fletëvotimeve që mund të shkojë përtej kohës kur fillon kufizimi i lëvizjes së qytetarëve, atëherë besojmë që kjo do t’i ndihmonte KQZ-së dhe trupave zgjedhore që ta kryejnë detyrën e tyre zyrtare”, tha Elezi.

Të tjera
-
Varroset sot dyvjeçarja e cila u mbyt në një pishinë në Zallq të Istogut
Sot varroset dyvjeçarja e cili vdiq tragjikisht pasi ra në një pishinë familj...
-
Sveçla: Shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është një shtetas serb, në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës Ratko Mladic
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për kërcë...
-
Prokuroria deklarohet për vdekjen e të riut në Gjakovë
Prokuroria Themelore e Gjakovës, është deklaruar për rastin tragjik të të riu...
-
Sot varroset i riu që dyshohet se vdiq nga lëndimet në një fabrikë të tullave në Gjakovë
Sot varroset 21-vjeçari i dyshohet se vdiq pasi pësoi lëndime të rënda në një...
-
Vala e të nxehtit zbutet, parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Vala e të nxehtit afrikan vazhdon të mbetet prezent në Kosovë edhe për gjatë ...
-
Ku i blen Kosova naftën dhe karburantet e tjera?
Nga gjithsej 338.5 milionë litra karburante të importuara në Kosovë që nga ja...
-
Thatësira në rajon, AP shkruan se si pishina e Gërmisë s’po mund të mbushet me ujë
Ballkani Perëndimor po përballet me një thatësirë të rëndë pasi një valë të n...
-
“Fjalitë më të rënda për t’u thënë e për t’u dëgjuar” – Onkologja Vildane Goga flet për momentin kur komunikohet diagnoza e kancerit
Në një rrëfim të ndjerë për Infokus, onkologja Vildane Goga ka folur për sfid...
-
Lutfi Haziri nuk do zgjedhje të reja: “Kosova nuk e ka atë komoditet”
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se nuk voton për...
-
Tejkaloi shpejtësinë, shoferi në Ferizaj gjobitet me 300 euro dhe i ndalohet vozitja për 3 muaj
Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka gjobitur me 300 euro dhe 3 muaj ndalim t...
-
Gjendet pa shenja jete një i moshuar në liqenin e Pogradecit
Një burrë i moshuar është gjetur pa shenja jete në liqenin e Pogradecit. S...
-
Dje sërish dështoi konstituimi i kuvendit, nesër përpjekja e radhës
Dje dështoi përpjekja e 42’të për konstituimin e kuvendit. Një përpjekje e ti...