KQZ fillon nesër në mëngjes rinumërimin e 185 vendvotimeve
Autori: Gazeta inFokus
19:23 | 17 June 2026
Sapo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.
Me finalizimin e këtij procesi, mëngjesin e së enjtes do të vazhdojë ai i rinumërimit të fletëvotimeve të 185 vendvotimeve të rregullta, ose 7.41 për qind.
Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
“Gjithashtu, sot gjatë ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për të rinumëruar fletëvotimet e 185 vendvotimeve të rregullta, të cilat paraprakisht janë numëruar në Qendrat Komunale të Numërimit. Ky numër përbën 7.41% të vendvotimeve nga gjithsej 2,498 vendvotime të rregullta në të cilat është zhvilluar votimi më 7 qershor 2026. Rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të fillojë të enjten në mëngjes, më 18 qershor”.
“Kjo masë kontrolli është marrë nga KQZ për të adresuar problemet e evidentuara në disa nga Qendrat Komunale të Numërimit gjatë numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar dhe ka për qëllim të sigurohet se numërimi është zhvilluar me saktësi”, tha ai.

T� tjera
-
Prishtina siguron 19 vende pune për gratë viktima të dhunës në familje
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kryeqyteti do...
-
IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë thirrje...
-
Thellohet bashkëpunimi ushtarak Kosovë-Shqipëri, delegacioni i FARSH-së përfundon vizitën në FSK
Delegacioni i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i udhëhequr ...
-
Gjendet pa shenja jete një vajzë në shtëpinë e saj në Leshan të Suharekës
Një vajzë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në fshatin Leshan të ...
-
Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët
Ambasada e Kosovës në Vjenë ka njoftuar se shërbimet e rregullta konsullore d...
-
“Gratë duhet të mbrohen, s’janë skllave”- Qytetari me mesazh të fuqishëm në protestë
Rrjeti i Grave të Kosovës ka organizuar protestë kundër vrasjes së grave, duk...
-
Nis protesta kundër vrasjes së grave në Prishtinë: “Femicidi është urgjencë kombëtare”
Me moton “Femicidi është urgjencë kombëtare”, ka nisur protesta kundër vrasje...
-
Bilanci ekonomik i Kurtit përballë statistikave: 374 milionë euro diferencë në BPV, pagat pa inflacion dhe deficiti tregtar në rritje
Qeveria e Albin Kurtit prezanton rritje rekord të ekonomisë, pagave dhe inves...
-
KOSTT njofton për ndërprerje të rrymës në një pjesë të kryeqytetit
KOSTT ka njoftuar me qëllim të intervenimit të domosdoshëm në TMRR të transf...
-
Haxhiu: Nuk do të lejoj gjuhën seksiste në Kuvend, do të ndërhyj ndaj çdo fyerjeje me bazë gjinore
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar gjuhën seksist...
-
Ymeri alarmon për importin e rrymës: Kostoja arrin rreth 124 mijë euro për një orë
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësime për importin e vazhdu...
-
Rrënimet në Ujman, reagon Ambasada e SHBA-së: Zbatimi selektiv i rregulloreve ose shpërfillja e procesit ligjor s’kontribuon në stabilitet
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë kanë thënë se zbati...

































