Kovaçiç kalon te Chelsea. “Blutë” kërkojnë edhe Fekir

Autori: Gazeta inFokus
06:55 | 08 August 2018
Pas kërcënimeve për të bojkotuar stërvitjen dhe ripërsëritjes së kërkesës për t’u larguar nga Reali i Madridit, kampionët e Europës pranuan ta transferojnë mesfushorin ballkanas.
Futbollisti “dalmat” arriti një akord për të luajtur me Chelsean duke nisur nga ky muaj, në një marrëveshje huazimi që do të çojë më pas në blerjen përfundimtare nga klubi i “Stamford Bridge”.
Kovaçiç vendosi të ashpërsojë marrëdhëniet me skuadrën “merengues”, pasi iu rrëfeu agjentëve të tij se nuk do ta duronte më një sezon tjetër në pankinë, edhe nëse kjo do të thoshte pankina më prestigjioze ndoshta e globit.
Kroati u josh nga negociatat me Chelsean, që i garantojnë minuta më shumë, ndërsa te Reali presin nëse largimi i Kovaçiç do të pasohet edhe nga bashkëkombasi i tij, Luka Modriç.
Ndërkohë, pas merkatos së varfër, Chelsea është pranë arritjes së një tjetër marrëveshjeje, që do të forconte mesfushën e “bluve” të Londrës.
Në “Stamford Bridge” po përgatitet të vijë një kampion bote si Nabil Fekir, 25-vjeçari fantazist i Lionit, që ishte pjesë e Francës këtë verë duke dominuar futbollin në turneun rus. Tratativa mes klubit francez dhe Chelseat është pranë mbylljes për 60 milionë euro. Me këtë lëvizje, “blutë” e Londrës mundin konkurrencën e Liverpoolit dhe Bayernit.

Të tjera
-
VV-ja mund të ndërrojë emrin për kryeparlamentarin? Ja kush mund të zgjedhet në vend të Albulenës
Seanca konstitutive e kaluar e Kuvendit të Kosovës u ndërpre pasi kandidatja ...
-
Muharremi kritikon VV-në: Një parti që godet bizneset dhe ekonominë është modeli më i keq – duhet të bojkotohet
Analisti dhe njohësi i çështjeve ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar sër...
-
Deklaratat e Papa Françeskut që nxitën reagime në mbarë botën
Që nga fillimi, Papa Françesku ka qenë i njohur për fjalimin e tij të hapur m...
-
Osmani: Populli i Kosovës i bashkohet miliona njerëzve në zi për vdekjen e Papës, çojmë mesazhin e tij për paqe, shpresë e dinjitet njerëzor
Presidentja Vjosa Osmsni tha se populli i Kosovës bashkohet në zinë për vdekj...
-
Edi Rama për vdekjen e Papa Fraçeskut: Lamtumirë mik i madh i Shqipërisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për vdekjen e Papa Françeskut....
-
Ky është 18-vjeçari që dyshohet se vra* u rreshterin Lika, pjesë e një grupi ekstremist
Aksioni i Policisë së Kosovës në Kaçanik, i zhvilluar në orët e para të mëngj...
-
Lladrovci: VV nuk i ka numrat, duhet një koordinim ndërpartiak
Kryetari i PDK-së në Drenas, Ramiz Lladrovci, ka komentuar zhvillimet politik...
-
Aksidenti fatal në Ferizaj: Sot i jepet lamtumira 30-vjeçarit, e fejuara vazhdon të luftojë për jetën
Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në r...
-
Policia me konferencë për media, zbulojnë detaje të aksionit për vr* asjen e policit Lika
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe kryeprokuror...
-
Papa Françesku ndërron jetë në moshën 88-vjeçare
Papa Françesku ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, më 21 prill 2025, në orën ...
-
Vras* ja e rreshterit Lika/ Shtatë të arrestuar në Kaçanik, në mesin e tyre edhe një 18-vjeçar si i dyshuar kryesor
Aksioni i Policisë së Kosovës në Kaçanik, i zhvilluar në orët e hershme të më...
-
Të arrestuarit për vrasj* en e rreshterit Lika, dyshohet të jenë pjesë e një grupi krịmịnal
Aksioni i madh i Policisë në Kaçanik ka rezultuar me disa të arrestuar. Kë...