Kovaçevski – Lajçak: Nevojitet përshpejtimi i vendit në BE
Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 18 February 2023
Maqedonia e Veriut ka qëndrim të qartë sa i përket politikës së saj të jashtme dhe nuk ka alternativë të bashkëpunimit ndërkombëtar sa i përket çështjeve të sigurisë, ka porositur sot nga Mynihu, Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili, së bashku me një delegacion qeveritar, po merr pjesë në konferencën e sigurisë në Mynih.
“Ajo shihet edhe nga prioritetet tona ku prioritet kyç është Ukraina, megjithatë edhe të gjitha fushat tjera ku ka nevojë për avancimin e paqes dhe sigurisë. Ne kemi qëndrim shumë të qartë lidhur me politikën tonë të jashtme dhe se nuk ka alternativë për bashkëpunimin ndërkombëtar lidhur me cështjet kyce të sigurisë”, tha kryeministri Kovaçevski.
Në kuadër të konferencës së Mynihut, Kovaçevski ka realizuar takim me përfaqësuesin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, ku është folur për domosdoshmërinë e përshpejtimit të integrimit të Ballkanit Perëndimor, me prioritet të Maqedonisë.
Në vigjilje të takimit, Kryeministri Kovaçevski, siç njofton KlanM, është takuar edhe me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë qëllime të njëjta – eurointegrimin e shpejtë të vendeve, prosperitet më të madh ekonomik, ruajtjen e paqës dhe stabilitetit si aleat në NATO”, ka shkruar në Facebook, Kryeministri Kovaçevski.
Kovaçevski po ashtu, është takuar edhe me kryesuesin e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Presidentin malazez, Milo Gjukanoviq dhe zyrtarë tjerë evropian dhe të rajonit pjesëmarrës në Konferencën e Mynihut.
Konferenca e Sigurisë e Mynihut, siç njofton KlanM, është një mbledhje e përvitshme, që mbledh në një vend krerët e shteteve, zyrtarë, diplomatë dhe ekspertë. Këtë vit, po marrin pjesë rreth 40 krerë shtetesh, si dhe politikanë dhe ekspertë të sigurisë nga pothuajse 100 vende, si liderët e Francës dhe Gjermanisë, por edhe nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg. Në krye të agjendës së konferencës, është mbështetja perëndimore për Ukrainën./KlanMacedonia
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 15 maj
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë me rastin e vrasjes së politikanit serb, O...
-
Fatmir Limaj nesër mban konferencë për media, arsyeja nuk dihet
Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, nesër do të mbajë konferencë për media në o...
-
Presidentja Osmani, liderja më e besuar në rajon
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është liderja më e besuar ...
-
Muhaxheri: LVV dhe PDK janë marrë vesh për datën e zgjedhjeve, më së largu më 7 korrik
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetari i Pejës, Gaz...
-
Çitaku: Shkuarja në zgjedhje përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti nuk po duket opsion real
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka ...
-
Bislimi takon ministrin e BE-së të Hungarisë, flet për synimet e Kosovës për integrime evropiane
Takimi i fundit i vizitës zyrtare në Budapest i zëvendëskryeministrit të parë...
-
Sveçla pas operacionit në Veri: Mbetjet krim*inale të Radojçiqit po i ç’rrënjosim nga veriu i vendit tonë
Në Veri janë konfiskuar sasi e madhe e armatimit që dyshohet se kanë mbetur n...
-
Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë
Një ditë më parë në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork u shfaq filmi dokumenta...
-
Lëndohet shoferi i një kamioni në Ferizaj, një sasi e dheut ia zuri këmbët
Një person në Ferizaj është lënduar në vendpunishte derisa po shkarkonte dheu...
-
(PAMJE) Policia gjen arsenál ármátimi në veri të Kosovës, ndalohet një ish-zyrtar policor
Autoritetet e Kosovës kanë thënë të martën se kanë konfiskuar sasi të konside...
-
Në Zveçan u kap sasi e madhe e muni*cionit, flet Drejtori i Policisë: Pranuam informatë edhe nga AKI
Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, në një konferenc...
-
KFOR-i turk e kryen trajnimin për kontrollin e tráziráve të turmës në kampin Bondsteel
Misioni i NATO-së, KFOR, ka bërë të ditur se Njësitë turke nga Komanda Rajona...