Lajme

Kosovës iu avancua statusi, por çka është Asambleja Parlamentare e NATO-s?

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 25 March 2024

Asambleja Parlamentare e NATO-s dje vendosi që Kosova nga vëzhguese parlamentare të bëhet anëtare e asociuar.

“Në vendime të tjera të rëndësishme, Komisioni i Përhershëm ka vendosur që Kuvendi i Kosovës nga vëzhgues parlamentar të bëhet anëtar i asociuar”, thuhet në deklaratën e AP-së së NATO-s.

Lajmi se Kosova u bë pjesë e AP-së së Aleancës Veri-Atlantike e bëri të ditur të dielën Driton Hyseni, kryesues i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në këtë asamble.

-Advertisement-

Ai tha se ky është niveli më i lartë i prezencës në Asamble deri në anëtarësim të plotë të Kosovës në aleancën ushtarake.

Por, çka është Asambleja Parlamentare?

Asambleja Parlamentare e NATO-s shërben si organizatë ndërparlamentare konsultative për Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Ajo është institucionalisht e ndarë dhe e pavarur nga NATO.

Komisioni i Përhershëm është organi drejtues i Kuvendit, i përbërë nga kryesuesi i çdo delegacioni anëtar, Presidenti, Zëvendëskryetarët, Thesarari dhe Kryetarët e Komisioneve të Kuvendit dhe të Grupit Special të Mesdheut dhe Lindjes së Mesme. /klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera