Sport

Kosovë – Azerbajxhan: Ja sa mijë persona kanë bërë kërkesë për bileta

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 21 November 2018

Kërkesat e tifozëve të Kosovës për të siguruar një biletë për ndeshjen e xhiros së fundit kundër Azerbajxhanit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha.

Para 12 mijë tifozëve, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ Kosova ka mposhtur 4:0 Azerbajxhanin, për të siguruar vendin e parë në grupin 3 në Ligën D, pozitë që i garanton edhe Play-Off në Ligën e Kombeve.

Të jep përshtypjen se është i vogël stadiumi ‘Fadil Vokrri’ karshi kërkesave të mëdha të tifozëve për të pasur një biletë për këtë ndeshje.

-Advertisement-

Burime të IndeksOnline brenda FFK-së bëjnë me dije se kishte 56 mijë persona të interesuar për të blerë bileta.

Te të gjithë prej këtyre 56 mijë njerëzve të interesuar, ishte paraqitur kërkesa për blerjen e tri biletave – aq sa edhe ishte e lejuar, që në total i bie, të interesuar kanë qenë 168 mijë tifozë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera