Kosovari premton orgji me serbe në ‘Parovi’ të Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 22 September 2019
Duket se kosovarët po thyejnë tabu në shumë sfera të jetës, kjo tashmë po vërtetohet gjithnjë e më shumë, pasi krahas muzikës, me të cilën janë bërë të famshëm në mbarë botën, nuk po lënë anash edhe spektaklet e tjera televizive, në të cilat marrin pjesë dhe hiç më pak se në vendin fqinj, me të cilin ende nuk i kanë rregulluar marrëdhëniet që nga lufta dhe gjenocidi që kreu mbi popullin kosovar.
Një spektakël televiziv shumë interesant, me një përmbajtje eksplicite, po realizohet prej disa vitesh në Beograd të Serbisë në televizionin “Happy Tv” e që mban emrin “Parovi”, që në shqip do të thotë “Çiftet”. Një ‘reality shoë’, në të cilin pjesëmarrës janë personazhe të ndryshme e madje, edhe fytyra të njohura publike.
Ky spektakël zgjat me muaj, ndërsa pjesëmarrësit, krahas famës së madhe që marrin, fitojnë edhe shpërblime të ndryshme. Këtë sezon, interesante do jetë se aty do futet edhe një shqiptar, më saktësisht një kosovar nga Prizreni, por që jeton në Zvicër. I lindur në vitin 1991, Ramell Arifi ka kryer Fakultetin Juridik në Universitetin Fama në Prishtinë, ndërkohë që jeton dhe punon në Zvicër. Ai për momentin është duke punuar në “Budha lounge bar”.
Ka vendosur të futet në garën e këtij spektakli për të sjellë më të mirën për shqiptarët e për të thyer tabu, pasi sipas tij, ai aty do të tregojë se është shqiptar-kosovar nga Republika e Kosovës e jo siç thonë serbët nga Kosova dhe Metohija. Ramelli, ndryshe nga të tjerët, thotë se nuk e ka problem të bëjë edhe seks brenda spektaklit, pasi edhe atë qëllim e ka dhe në fakt, ky spektakël e lejon një gjë të tillë.
Po si erdhi puna deri tek oferta për t’u bërë pjesë e këtij spektakli? Ai në një bisedë të shkurtër për “Panorama Plus” para se të futet brenda, thekson se ka qenë vetë televizioni që ia ka bërë ftesën. “Më ka bërë ftesë televizioni ‘Tv Happy’, nuk kam njohur askënd, më kanë bërë ftesë se jam shqiptar nga Kosova dhe jam i vetmi në një spektakël televiziv në Beograd.
Vendosa të tregoj që Kosova është Republikë dhe të tregoj se Kosova nuk ka asgjë me Serbinë dhe se nuk jemi Kosova Metohija, por Kosova Republikë”, thekson kështu në bisedën e tij Ramelli. E ndërsa në këtë spektakël bëhet edhe orgji dhe ka gjithnjë e më shumë skena seksi dhe eksplicite që janë të censuruara për publikun, ai thotë se nuk e ka aspak problem atë.
“Brenda ka me pas çifte dhe sigurisht që nuk e kam aspak problem të zë femra dhe të kem seks në publik, madje qëllimin e kam që të bëj seks me të gjitha femrat brenda, qoftë në grup apo veçmas me secilën, edhe orgjitë nuk përjashtohen sepse ashtu e ka qëllimin spektakli dhe unë nuk e kam aspak problem, ndoshta për këtë gjë edhe më kanë zgjedhur’, thekson Ramelli.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...