Kosovarët nuk e tradhtojnë Durrësin, qytetari nga Mitrovica: E kemi si detyrim të vijmë
Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 02 July 2023
Turizmi patriotik sjell me qindra-mijëra turistë nga Kosova drejt plazheve të Durrësit çdo vit. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në më shumë se dy dekada, qyteti bregdetar i Durrësit është kthyer në hapësirën turistike më të preferuar për ta.
Zeqir Haxha nga Mitrovica, pushon në plazhin e Durrësit prej të paktën 20 vitesh. Ai tregon disa nga arsyet që shqiptarët e Kosovës kalojnë masivisht pushimet në Durrës.
“Ne në Kosovë na mungon deti, sigurisht marrëdhëniet tona vëllazërore që nga lufta, ndihma juaj, kështu që e kemi si detyrim të vijmë”, tha ai.
Zeqiri thotë se Shqipëria u ka munguar ndër vite, aq sa dhe fëmijëve u kanë vendosur emra të qyteteve apo vendeve shqiptare.
Ne më herët na ka munguar Shqipëria. Unë personalisht e kam djalin me emrin Berat. Kemi shumë familjarë me Valbonë. Patriotizmi nuk ka munguar e as nuk do mungojë kurrë”, tha një tjetër.
Të tjerë pushues nga Kosova janë po aq besnik të këtij plazhi ndër vite, ku krahas bukurisë natyrore, ata shprehen se në plazhet e Durrësit ndjehen si në vendin e tyre.
“Më tepër më tërheq plazhi që nuk ka gurë. Për fëmijët deti është pa gropa dhe mund ta frekuentojnë pa problem”, tha një pushues.
Edhe pse vitet e fundit pushuesit e Kosovës po eksplorojnë plazhet në Shëngjin e Velipojë, apo në jug të vendit, ata vazhdojnë të përbëjnë numrin më të madh të pushuesve në plazhet e Durrësit, me mbi 60 përqind të tyre.
Të tjera
-
Osmani për kërcëniṁet e Vuçiqit: Do të përballet me institucionet e Kosovës, nuk ka kthim mbrapa
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur për kërcënimet e presidentit serb...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Reshjet e shiut mund të fillojnë sonte gjatë natës në Shqipëri dhe Dukagjin d...
-
Deputeti i VV-së: Aktakuza kundër Radoiçiqit u vonua shumë, kjo na dëmtoi në dialog
Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, e ka kritkuar Prokurorinë duke thënë se aktak...
-
Lekaj: Unë i them Kurtit hape urën e nesër aty më ka
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Leka...
-
Shqiptarët protestojnë më 23 shtator në Preshevë, Sinani: Marshojmë për barazi dhe drejtësi
Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka paralajmëruar protestën e...
-
“Mshele gojën, unë po flas”, ”S’je kurrkush me më ofendu”- përplasje në emision për religjionin
Historiani Azdren Shala, ka thënë se në vitin 2011, disa hoxhallarë kanë bërë...
-
ShBA’ja mirëpret ngritjen e aktakuzës për Banjskën, vlerëson punën e Prokurorisë dhe Policisë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerëson punën e Prokurorisë Spe...
-
Gjini: Serbia kurrë s’ka desht me ba asociacionin, po e kanë gjetë një njeri n’Kosovë…
Nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini thotë se Serbia asnjëherë nuk ka desht të ...
-
E ekzagjeron Brnabiq, akuzon Kurtin se dëshiron të nis luftë me Serbinë: Situata në Kosovë është më e rënda deri tani
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, thotë se situata në Kosovë ësht...
-
Ky është personi që e bleu patentë shoferin e falsifikuar për 400 euro, përfundon në ndalim
Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë në Gjilan...
-
Mediat serbe: Vuçiq nesër mund ta shpallë Kosovën “një territor të pushtuar”
Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që do të m...
-
Ushtarët gjermanë të KFOR-it kryejnë trajnime për kontrollin e trazirave
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin...