Fokus

Kosovarët e nisin mbrapsht vitin 2024: 4 persona humbën jetën, shifra alarmante të aksidenteve

Autori: Samire Jaha 14:50 | 29 February 2024

Të hënën në Prishtinë ndodhi një tjetër akisdent trafiku, më konkretisht vetëaksident ku si pasojë mbeti i vdekur, 26 vjeçari, Shkumbin Hebibaj.

E vetëm në janar të këtij viti sipas të dhënave që Gazeta Infokus i ka siguruar nga Policia e Kosovës, katër persona kanë humbur jetën në aksidente.

Krahasuar me muajin janar të vitit 2023, këtë vit në muajin që lamë pas kanë ndodhur 158 aksidente më shumë.

-Advertisement-

Ndërsa numri në total i aksidenteve është alarmant. Sipas këtyre të dhënave në janar 2024 kanë ndodhur gjithsej 1 mijë e 712 aksidente kurse në muajin janar të vitit të kaluar pati 1 mijë e 554 aksidente.

Në këto të dhëna thuhet se 1 mijë e 35 persona kanë pësuar lëndime trupore nga këto aksidente.

Po ashtu Policia e Kosovës kanë treguar edhe shkaktarët kryesorë që shpien deri tek këto aksidente.

“Mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës. Mos mbajtja e distancës mes mjeteve motorike si dhe Manipulimi i pasigurt i automjeteve, janë disa nga shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve në trafik”, knë deklaruar nga policia për Infokus.

Kujtojmë që aksidenti me fatalitet që ndodhi me 26 shkurt ku një grua goditi semaforin tek Ministria e Arsimit ka bërë kështu që një 26 vjeçar fatkeqësisht të humbi jetën.

Edhe pse familjet në mes veti u pajtuan duke falur gjakun, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh shoferes e cila shkaktoi aksidentin me fatalitet.

Sipas ekspertëve të fushës, ajo mund të dënohet deri në 12 vite burgim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera