Kosova synon fitore bindëse kundër Estonisë për kualifikim

Autori: Gazeta inFokus
10:35 | 08 October 2018
Kombëtarja U19 – femrat ka mbajtur sot stërvitjen e fundit në Irlandën e Veriut para ndeshjes me Estoninë, në kuadër të grupit 9 të kualifikimeve për Evropianin 2019. Barazimi me Irlandën e Veriut në ndeshjen e dytë ka bërë që të rritet entuziazmi në ekipin tonë, shkruan Gazeta inFokus.
Tani fitorja me rezultat bindës kundër estoneve mund t’ia sigurojë Kombëtares tonë kualifikimin në rrethin elitë. Përkushtimi i vashave në stërvitje ka qenë maksimal, derisa atmosfera është jashtëzakonisht e mirë. Megjithatë, kundër Estonisë do të mungojë portierja Florentina Kolgeci, e cila pësoi lëndim në gju në ndeshjen e kaluar dhe tani i duhet rikuperim disa javor.
Dëshira e të gjitha vashave është që kundër Estonisë të arrihet fitorja dhe kualifikimi tutje, në mënyrë që ky sukses t’i dedikohet pikërisht bashkëlojtares së tyre. Gjatë stërvitjes së sotme përzgjedhësi Kushtrim Munishi është përqendruar kryesisht në lojën sulmuese, duke pasur parasysh faktin se në ndeshjen e nesërme nevojitet fitore sa më bindëse, mirëpo njëherësh ua ka tërhequr vëmendjen lojtareve që të kenë kujdes edhe në repartin e mbrojtjes dhe të luajnë pa presion. Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Estonisë zhvillohet nesër në orën 13:00 sipas kohës në Belfast.
Deklaruan pas stërvitjes
Kushtrim Munishi: Tani i gjithë fokusi ynë është që në ndeshjen e fundit të arrijmë fitore dhe atë me rezultat bindës. Kemi gjasa për kualifikim në rrethin elitë dhe do të bëjmë çmos që ta shfrytëzojmë këtë mundësi. Lëndimi i portieres Kolgeci pa dyshim se është hendikep për ne, por besoj tek cilësitë e vashave. Normalisht se as Estonia nuk është rival i lehtë, por ne e kemi përgatitur mjaft mirë lojën dhe nëse vashat i zbatojnë detyrat dhe luajnë pa nguti, atëherë nuk dyshoj tek fitorja.
Kaltrina Biçkaj: Pas dy ndeshjeve kundër Gjermanisë dhe Irlandës së Veriut jemi komponuar më mirë dhe mendoj që loja jonë ka progres. Kemi punuar shumë gjatë këtyre dy ditëve për t’u përgatitur sa më mirë për duelin me estonet. Do të luftojmë të arrijmë fitore dhe po shpresojmë se do të kualifikohemi. Sa herë që e veshë këtë fanellë ndihem krenare që e përfaqësoj Kosovën dhe çdo herë e jap maksimumin.
Argnesa Rexhepi: Jam e bindur se kemi ekip më cilësor dhe Estonia dhe këtë do ta tregojmë nesër në fushën e lojës. Jemi afër për t’ia arritur qëllimit, andaj shpresoj të luajmë si ekip dhe t’i bëjmë krenar familjet tona dhe mbarë popullin tonë. Jam e lumtur që jam pjesë e këtij grupi të shkëlqyeshëm dhe krenare që e përfaqësoj Kosovën. Po ashtu e falënderoj familjen time, pa përkrahjen e të cilëve nuk do të isha këtu ku jam sot. /Gazeta inFokus

Të tjera
-
Deklarata e Rashiq se është i hapur edhe për opozitën, Lulzim Peci: Ka treguar lidership, nuk është i nënshtruar
Ish-ambasadori, Lulzim Peci në emisionin “Click” të RTV21 ka komentuar deklar...
-
Pamje të të rënda të rrëzimit të helikopterit në lumin Hudson me 6 persona brenda
Një helikopter është rrëzuar në lumin Hudson në New York. Sipas raportimev...
-
Parashikimi i motit për të premten
Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Ka mundësi të ke...
-
Washingtoni njeh zyrtarisht si festa Fitër dhe Kurban Bajramin
Guvernatori i shtetit të Washington-it, Bob Ferguson, më 2 prill 2025, ka nën...
-
U raportua i zhdukur, këngëtari lajmërohet vet në polici dhe thotë se e braktisi gruan me vetëdije
Një rast i zhdukjes u raportua në Prizren, pasi një person nuk shkoi për disa...
-
Profesori i Ekonomisë: Fatura e rrymës në Kosovë më e shtrenjtë se në Zvicër
Profesori i Ekonomisë, Shkumbin Misini, tha se çmimi i energjisë elektrike në...
-
Nushi: Kurti me favore për kompanitë e energjisë, asnjë veprim ndaj KEDS-it që u privatizua falë
Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate, ka deklaruar se kompania për shpërndarj...
-
Protestat e studentëve në Serbi, Vuçiq e bën edhe Kurtin fajtor
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se “kërkesat e studentëve jan...
-
“Dil në debat, ti me bufin e artë, ai me bufin e bardhë”, Rama i kthehet Bashës: Ke frikë t’i zësh në gojë emrin, o trim me fletë
Vijon përplasja online mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Lulzim Basha....
-
Ymeri për VV-në: Nuk po japin shenja se kanë ndërmend t’i respektojnë procedurat demokratike
Analisti Visar Ymeri ka komentuar mundësinë e formimit të një qeverie të re, ...
-
Kosharja, Anton Quni: Kërkuam mbështetje, na përkrahën edhe ndërkombëtarët
Në 26 vjetorin e Betejës së Koshares, një prej betejave më të rëndësishme, i ...
-
I plagosuri nga grabitja në “Albi Mall”, ende i palëvizshëm, familja kërkon ndihmë financiare për shërimin e tij
Po bëhen gati një muaj që kur pjesëtari i sigurimit, Fahri Ademi u plagos nga...