Kosova rrezikon të mbetet pa mjekë për një kohë të gjatë, edhe specializantët po ikin nga vendi

Autori: H. Smajli
13:25 | 02 August 2022
Kushtet jo të mira në punë, mos pagesa e ndërrimeve, paga të ulëta e shumë probleme të tjera me të cilat po përballen specializantët e për të cilat tash e një kohë të gjatë po kërkojnë zgjidhje, po bën që ata të largohen nga vendi.
Kërkesat e tyre drejtuar institucioneve shëndetësore të shtetit deri më tani kanë hasur në vesh të shurdhër.
E zgjidhjen edhe specializantët po e shohin te largimi nga vendi, në kërkim të një jete e zhvillimi të karrierës ku iu plotësohen të paktën kushtet elementare.
Gazeta Infokus ka kërkuar të dhëna se sa është numri i specialistëve që kanë ndërprerë specializimin në Klinikat e QKUK-së dhe cilat janë arsyet më të shpeshta për të cilat ata ndërpresin apo vazhdojnë specializimin jashtë vendit.
Ani pse në kërkesën drejtuar MSH-së, konkretisht Bordit Qendror për Shkollim Specialistik, Infokusi, ka kërkuar të dhëna konkrete për dy vitet e fundit përgjigjet e tyre nuk kanë qenë të plota.
Gjithsesi në të dhënat që kanë dërguar thuhet se janë 32 specializantë që kanë ndërprerë specializimin në Kosovë, duke lënë të nënkuptohet se janë shifra të vitit 2022.
Prej tyre 10 e kanë çregjistruar atë ndërsa 22 e kanë ndërprerë përkohësisht.
E sipas përgjigjes së MSH-së, arsye për largimin apo ndërprerjen e specializimit nga specializantët kanë qenë për çështje personale dhe punësim jashtë vendit.
Ndërsa specializimin apo stazhin janë duke e vazhduar 1 mijë e 239 specializantë.
Derisa nga MSH-ja nuk kanë caktuar datë se të dhënat e cilit vit janë ato që i kanë dërguar Infokusit, gjendja në terren po duket të jetë edhe më alarmante.
Blerim Syla, ish kryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, në emisionin Doktor Plus që është prodhim i Gazetës Infokus, ka thënë se është vetëm një Klinikë e QKUK-së në të cilën nga 50 janë larguar 18 specializantë.
Madje ai ka ngritur shqetësimin se shumë shpejt në vitet në vijim Kosova do të rrezikojë të mbetet pa mjekë si pasojë e largimit dhe moshës mesatare të mjekëve specializantë e cila është rritur.
“Ne kemi statistika të tmerrshme, unë nuk po e jap se në cilën klinikë por po japi veç me një drejtim shëndetësor, kanë marrë 50 specializime, 18 përnjëherë kanë ikë. Prandaj çka po du me tregu me këtë. Në të njëjtën kohë po i ofendojmë, po i neglizhojmë dhe po i humbim si kuadro”, ka deklaruar ai.
E një fakt tjetër edhe më shqetësues është ajo se brenda 9 vitesh 1200 specializantë dalin në pension.
“Dhe shtetet tjera që kërkesat janë enorme për me i marrë këta mjekë, atëherë ne po humbim një gjeneratë të tanë. Një statistikë shumë skeptike brenda 9 viteve Kosovës i dalin në pension 1200 specialistë, na jemi krejt 3 mijë. Tash imagjinojë situatën me trendin e ikjes sot, kanë ikë nga një gjeneratë e tanë e dalin në pension, Kosova me të vërtet ka me lëngu nga një sëmundje e pashërueshme të cilën jemi ka e mbjellim ne vet si shoqëri”, ka thënë ai.
Ndërsa Gazeta Infokus mëson se së fundmi vetëm nga Klinika e Kardiologjisë janë larguar e pritet të largohen 7 specialistë.
Të hënën gjatë ditës u raportua nga mediat se në Klinikën e ORL-së në QKUK, vetëm këtë javë janë larguar 3 specialistë dhe 6 specialistë të pediatrisë nga Klinika e Pediatrisë.
Më 17 dhjetor të vitit të kaluar specializantët ishin takuar me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Gjatë këtij takimi specializantët kishin prezantuar kërkesat e tyre e për të cilat thanë se ministri ishte shprehur se janë çështje që mund të zgjidhen duke potencuar se i duhet kohë pasi që sapo ka filluar mandatin.
Latifi në fillim të mandatit kishte treguar se edhe vetë e kishte ndërprerë në gjysmë specializimin e tij në Ortopedi në QKUK dhe ishte larguar për në Amerikë, dhe se kjo do të shtynte atë që të krijonte zgjidhje për edukimin post diplomik.
“Pse s’po më pyet mua pse kom ikur unë nga Kosova. Unë kam qenë në specializim në Ortopedi dhe nuk kisha mundësi të specializohem. Prandaj kam shkuar në Amerikë. Nëse ne nuk iu krijojmë kushtet specializantëve për punë, nëse nuk e transformojmë edukimin post-diplomik dhe nuk krijojmë specialist të mirë dhe ata që i krijojmë na ikin”, ka pohuar ai në një intervistë.
Mirëpo edhe tani kur ka kaluar gati një vit prej kur ministri Latifi mori postin, kërkesat e specialistëve drejtuar MSh-së ende nuk janë realizuar./Gazeta Infokus/
ALARMANTE: Drejtorët e klinikave në QKUK tejet të shqetësuar, pacientët në panik
Të tjera
-
Bie çmimi i grurit në tregun ndërkombëtarë, furrtarët në Kosovë vazhdojnë me çmimin e njëjtë të bukës
Rënia e çmimit të grurit në tregun ndërkombëtarë nuk po ndikon në produktet n...
-
MAShTI do të ndajë nga 7 mijë euro për 20 studentë që studiojnë master në universitetet prestigjioze
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci,...
-
Kremlini hedh poshtë thirrjen e Zelenskyt për ndalimin e lëvizjes së rusëve
Kremlini ka refuzuar thirrjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky për ...
-
Infektohet me linë e majmunëve 4-vjeçarja në Gjermani
Një vajzë katërvjeçare në qytetin jugperëndimor, Forchajm, është infektuar me...
-
Akuzat se s’ka investime, kështu thotë VV-ja se i shpërndau paratë Qeveria Kurti
Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të propagandojë për punët e Qeverisë. Në një ...
-
Shpallet i pafajshëm zyrtari i Komunës së Prishtinës, i akuzuar për manipulim me leje ndërtimore
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues për arkitektin e...
-
Numër i madh i vizitorëve në hotelet e Kosovës, këto janë statistikat
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e hotelerisë në K...
-
Dy të vdekur dhe afro 1 mijë raste të reja me Covid-19 brenda një dite në Kosovë
Ministria Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 952 ra...
-
Hoti me kritika ndaj Qeverisë: Nuk po e rishikoni buxhetin – po e dëmtoni ekonominë
Ish-ministëri i Financave, Avdullah Hoti, e ka kritikuar Qeverinë e Albin Kur...
-
Hyn në fuqi sot plani i BE-së për emergjencën e gazit
Plani i emergjencës së Bashkimit Evropian për t’i paraprirë ndërprerjes së mu...
-
MPB jep detaje për regjistrimin e automjeteve nga “PM”, “KM”, “PZ”, në RKS që do të bëhet brenda muajit shtator
Që nga vendimi i lëshuar nga Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Pun...
-
Ibrahimi-Kurtit: Kosova nuk rrezikohet nga lufta, por nga një krizë ekonomike dhe një kolaps energjetik
Analisti politik Ilir Ibrahimi, së fundmi ka komentuar deklarimet e kryeminis...