Lajme

Kosova me ujëmbledhës të rinj

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 15 November 2018

Kosova shumë shpejtë do të bëhet më ujëmbledhës të rinj, kështu ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas takimin e nëntë të Këshillit Ndërministror të Ujërave.

Sipas të paritë të qeverisë ndërtimi i ujëmbledhësve të rinj do të hap kapitull të ri zhvillimit ekonomik.

Në Takimin e Nëntë të Këshillit Ndërministror të Ujërave, identifikuam të gjithë hapat e nevojshëm dhe adresuam çështjet që kanë të bëjnë me planifikimin afatgjatë për ndërtimin e ujëmbledhësve të rinj dhe sigurisë së akumulimeve ekzistuese në vend” ka shkruar Haradinaj në Facebook.

-Advertisement-

Sipas tij Ky sektor ka vëmendjen e plotë të Qeverisë, si investim strategjik dhe afatgjatë me interes shtetëror, për ngritjen dhe sigurimin e parametrave të domosdoshëm për zhvillim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera