Kosova mbështet Ukrainën, gjendet rruga për t’iu dërguar ndihma ukrainasve

Autori: Gazeta inFokus
12:51 | 08 April 2022
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se do të fillojë dërgimin e ndihmave humanitare për popullin ukrainas, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që ndau 100 mijë euro për blerjen e kontingjentit të parë.
Dërgimin e ndihmave do ta realizojë përmes Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nënë Tereza”, e cila do të bëjë përgatitjen e pakos humanitare me produkte esenciale nga Republika e Kosovës dhe më pas me partnerët e saj ndërkombëtarë të shpërndajë këto ndihma në shtetet ku refugjatët ukrainas janë duke u strehuar.
Pakoja humanitare do të përmbajë produkte esenciale që përfshijnë higjienën dhe kujdesin personal, akomodim dhe ushqime. Blerja, paketimi vendosja e shenjave dalluese të Republikës së Kosovës dhe nisja e pakove humanitare do të bëhet brenda 20 ditëve në vijim.
Marrëveshja është nënshkruar nga zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Behar Isma dhe drejtori i Shoqatës “Nënë Tereza”, Zef Shala.
Isma dhe Shala kanë theksuar se janë të kënaqur që ky proces tashmë është finalizuar dhe janë shprehur të lumtur që Republika e Kosovës do të kontribuojë sadopak në mirëqenien sociale të popullit të Ukrainës që po përballet me agresionin e Federatës Ruse./ Express/

Të tjera
-
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80
Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka bërë edhe një huqje të madhe. Përsëri ka ga...
-
Bileta të lira nga Prishtina drejt Stockholm me PrishtinaTicket!
PrishtinaTicket nga muaji qershor ju sjell më afër me kryeqytetin elegant të ...
-
4 korriku, Ambasada riafirmon angazhimin për një të ardhme më të begatë me ‘‘miqtë kosovarë’’
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka reaguar lidhur me ditën e pa...
-
Hykmete Bajrami reagon pas pezullimit të tenderit 137 milionësh të KEK-ut: Mbulim i skemës serioze korruptive
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpë...
-
Pati disa raste gjatë javës, policia paralajmëron qytetarët: Veprojmë pa kompromis ndaj çdokujt që shkakton zjarr
Policia e Kosovës ka dalë me një apel dhe një paralajmërim për qytetarët që t...
-
Në kushte ideale, si do të duhej të zgjidhej kriza institucionale?
Në 3 minuta është një newsletter i Radios Evropa e Lirë, ku përpiqemi që zhvi...
-
Enver Hoxhaj uron ShBA-në në Ditën e Pavarësisë: Aleati ynë më i rëndësishëm në botë
Në 249-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deputeti i...
-
S’u pëlqeu gjoba e trafikut, dy persona sulmojnë policin në Leposaviq – Arrestohen e dërgohen në mbajtje
Dy persona në Leposaviq janë arrestuar pasi që të njëjtit kanë sulmuar dhe of...
-
Çitaku uron 4 korrikun: SHBA është e mirë sepse amerikanët janë të tillë, faleminderit për mirësinë, sakrificën e shpresën që përçoni
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka uruar ditën e pa...
-
LDK uron 4 korrikun, Abdixhiku: SHBA-të janë frymëzim, kontributi për Kosovën është i jashtëzakonshëm
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka uruar Sh...
-
“Ne ish-ushtarët e UÇK-së jemi gjithmonë ushtarë të Amerikës”, OVL e UÇK-së uron SHBA-në për 4 Korrikun
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇ...
-
Edi Rama: Dogana në Vërmicë – një nga shembujt më të mirë të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vlerësuar pikën doganore Morinë–Vërmi...