Lajme

Kosova importoi 130 mijë kilogramë fishekzjarre më 2021

Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 02 Janar 2022

Dogana e Kosovës ka njoftuar se Kosova në vitin 2021 ka importuar mbi 130 mijë kilogramë fishekzjarre.

Mirëpo, sipas zëdhënësit të Doganës, Adriatik Stavilecit, kjo shifër nuk është ndonjë shifër shumë e madhe pasi ka pasur vite më herët që ka pasur import deri në 1 milionë kilogramë të këtyre produkteve festive.

Gjatë vitit të kaluar, shifra e importit të fishekzjarreve ishte vetëm 15 mijë kilogramë, kurse në këtë vit ka shkuar deri në 130 mijë kilogramë, tregon zëdhënësi i Doganës.

-Advertisement-

Gjithashtu, në rënien e importit të fishekzjarrëve, Stavileci përmend faktin se taksa prej 2 eurosh për importin e një kilogrami fishekzjarrë ka ndikuar në uljen e importit të tyre.

“Në krahasim me vitin e kaluar, vitin e kalum janë importuar rreth 15 mijë kilogramë fishekzjarrë, ka një rritje 130 mijë kilogramë, prapë kjo shifër është më e ulët sesa vitet e mëhershme ku ka pasë deri në 1 milion import të tyre. Fishekzjarrët kanë edhe taksë dy 2 euro një kilogram kjo ka ndiku që të ulet importi i tyre”, ka shpjeguar Stavileci.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy