Fokus

Kosova e Shqipëria flasin “pa pare”

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 30 May 2018

Qytetarët e Kosovës e ata të Shqipërisë tash e tutje do të mund të flasin me tarifa më të lira.

Kjo pasi të mërkurën, Kuvendi i Kosovës ka miratuar propozim-rezolutën për heqjen e Roamingut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, shkruan gazetaFokus.

Nga 70 deputetë sa ishin të pranishëm në sallë, 69 votuan për ndërsa një ka abstenuar.

-Advertisement-

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka propozuar rezolutën për heqjen e Roamingut, Kosovë-Shqipëri. Këtë propozim e kanë mbështetur edhe 11 deputetët të Kuvendit të Kosovës.

Molliqaj në prezantimin e propozim-rezolutës ka kërkuar të themelohet Komisioni i përbashkët Qeveri-Kuvend për eliminimin e tarifave përmes roamingut Kosovë-Shqipëri. Komisioni i përbashkët të raportoj në Kuvend për arritjen dhe ecurinë e marrëveshjes jo më larg se 2 muaj nga miratimi i kësaj rezolute./GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera