Kosova e gatshme për strehimin e 5 mijë refugjatëve ukrainas

Autori: Gazeta inFokus
17:55 | 14 February 2023
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Amrend Mehaj, shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të strehuar 5 mijë refugjatë ukrainas, shkruan Gazeta Infokus.
Këtë Mehaj e tha në Bruksel gjatë takimit me Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në kuadër të takimin e nëntë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës ku morën pjesë 54 shtete.
“Edhe një herë shpreha gatishmërinë tonë si Qeveri e si Ministri e Mbrojtjes që në çdo kohë të strehojmë 5000 refugjatë ukrainas, e po ashtu të ofrojmë mbështetjen përmes trajnimit të ushtarakëve ukrainas në fushën e deminimit, kërkim-shpëtimit dhe eliminimit të materieve të rrezikshme”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Gjithashtu, ai njoftoi se është takuar edhe me homologë të tij nga vende të ndryshme.
Në këtë takim në Bruksel morën pjesë edhe Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin, Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët, Gjenerali Mark Milley, të cilët theksuan edhe një herë rëndësinë që secili prej shteteve të ofroj të gjithë ndihmën e nevojshme për Ukrainën.
“Si një shtet që jemi përballur me një agresor të tillë me mentalitet okupues e gjenocidal, e kuptojmë shumë mirë luftën e popullit ukrainas për liri, e gjithashtu rolin e pazëvendësueshëm që ka faktori ndërkombëtar në këtë mes, ndihma që mund të shpëtoj jetë e t’i jep fund terrorit.
Jemi me popullin ukrainas dhe do ofrojmë çdo ndihmë që është brenda kapaciteteve tona”, ka shkruar ministri Mehaj./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Deputeti Veton Berisha thotë se u sul*mua nga anëtari i kryesisë së partisë së Elbert Krasniqit
Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka thënë se dje është ...
-
Ulqin: I konfiskohet vetura luksoze shtetases së Kosovës, kërkohej nga Interpol Belgjika
Zyrtarët policorë të Stacionit të Policisë Kufitare në Ulqin, në pikën e përb...
-
Aksion i madh i policisë dhe prokurorisë në Prizren, rreth 100 policë të përfshirë
Një aksion i madh policor po zhvillohet nga policia në bashkëpunim me Prokuro...
-
Irani arreston një shtetas gjerman, e akuzon për spiunazh
Irani ka arrestuar një shtetas gjerman të akuzuar për “spiunazh në zona të nd...
-
Peci nga një arë flet për një “rekord të ri në bujqësi’’, thotë se erdhi edhe për shkak të ‘‘luftimit të krimit dhe korrupsionit’’
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, përmes një videoadresimi nga Isto...
-
‘Mafia energjetike’: Bajrami i fton publikisht në debat televiziv Albin Kurtin dhe Artane Rizvanollin
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka ftuar publiki...
-
Rriten çmimet e biletave të autobusëve edhe nga Podujeva në Prishtinë, ja sa do të kushtojë nga dita e hënë
Qytetarët e Podujevës që udhëtojnë me autobus drejt Prishtinës, nga data 23 q...
-
Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi
Komuniteti shqiptar në New York ka mbajtur paradën e përvitshme në rrugët e “...
-
Rizvanolli thotë se s’ka import të energjisë nga Serbia: Beogradi nga 2020’ta e ka bllokuar tregtimin
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar në lidhje me r...
-
Inxhinierja Ymeri kritikon ashpër Rizvanollin- “Para se të na flasësh për energji, ja ku e ke publikimin që Qarkullimi Fizik i rrymës vjen nga Serbia”
Inxhinierja, Janina Ymeri, ka bërë një reagim në lidhje me një status të mini...
-
Arrestohen dhe ndalohen nënkoloneli dhe kapiteni policor të suspenduar në Pejë
Janë arrestuar dhe ndaluar nënkoloneli Prek Tuna dhe kapiteni policor Nexhat ...
-
Digj*et një depo me mjete pune në Rogovë të Hasit, s’ka të lënduar
jarrfikësit e Gjakovës kanë njoftuar për një ndërhyrje të shpejtë në Rogovë t...