Lajme

Kosova dhe Jordania nënshkruajnë plan bilateral ushtarak

Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 01 March 2023

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se Kosova dhe Jordania kanë nënshkruar një plan bilateral ushtarak për vitin 2023.

Në vizitën zyrtare ku po qëndrojnë drejtori i Departamentit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Integrimeve Euro-atlantike të Ministrisë së Mbrojtjes, Kolonel Sylejman Cakaj dhe Major Mentor Ibrahimi, u shpreh gatishmëria e forcimit të bashkëpunimit bilateral në të ardhmen.

Siç bën të ditur ministria, autoritetet e larta ushtarake jordaneze u shprehën të hapur dhe të gatshëm për të mbështetur Ushtrinë e Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera