Lajme

Vuçiq shpallet person non-grata në një qytet të Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 28 Mars 2025

Me vendim unanim të Kuvendit të Qytetit serb të Pirotit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shpallur person i padëshiruar në territorin e këtij qyteti.

Në mbledhjen e Kuvendit të mbajtur më 19 mars, njëzëri u vendos që të kërkohet nga vetë Kuvendi i qytetit të Pirotit, si dhe nga kryetari Vladan Vasiq, që të shprehin qëndrimin e tyre lidhur me dhunën e ushtruar ndaj studentëve dhe qytetarëve gjatë protestës “15 minuta për 15 jetë të humbura”, e cila u mbajt në Beograd më 15 mars, raporton Nova, transmeton Gazeta Infokus.

Po ashtu, kërkohet që banorët e këtij qyteti të informohen nëse ndonjë zyrtar vendor ka dhënë mbështetje apo ndihmë për studentët nga Piroti që janë lënduar gjatë asaj proteste.

-Advertisement-

Kuvendi kërkon gjithashtu që të bëhen publik emrat dhe mbiemrat e zyrtarëve nga ky qytet që kanë qenë të pranishëm në kampin e regjimit të organizuar për “studentët që duan të mësojnë”.

Për të gjitha këto vendime të marra më 19 mars, në mbledhjen e radhës të mbajtur më 24 mars, Kuvendi ka miratuar vendimin që presidenti Aleksandar Vuçiq të shpallet “persona non grata” në territorin e qytetit të Pirotit.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy