Lajme

Kosova dhe Izraeli nënshkruajnë deklaratën e bashkëpunimit në fushën e turizmit

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 11 September 2023

Kosova dhe Izraeli kanë nënshkruar deklaratën e parë të bashkëpunimit në fushën e turizmit, e cila pritet të forcoj lidhjet ndërmjet dy vendeve.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Tregtisë (MINT), kjo deklaratë parasheh shkëmbimin e informacionit dhe digjitalizimin e sektorit të turizmit.

“Deklarata e Përbashkët parasheh edhe shkëmbimin e informacionit mbi inovacionin dhe digjitalizimin e turizmit dhe ekspertizës me synimin për të krijuar një partneritet të qëndrueshëm me theks në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe ndërmarrjet fillestare që operojnë në industrinë e turizmit e po ashtu edhe shkëmbimin e të dhënave dhe statistikave që do të përmirësojnë përvojën e udhëtimit për të dyja vendet”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

“Nxitja e bashkëpunimit institucional ndërmjet Autoriteteve Kombëtare të Turizmit dhe nxitja e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë ndërmjet agjencive të udhëtimit dhe institucioneve të tjera në fushën e turizmit, është gjithashtu e rëndësisë së veçantë”, vijon MINT.

Po ashtu, kjo deklaratë parasheh edhe nxitjen e bashkëpunimit në kuadër të Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO) si dhe organizatave të tjera ndërkombëtare të lidhura me turizmin si dhe në fushën e edukimit turistik.

Në fund, MINT thotë se kjo ngjarje është një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit në fushën e turizmit në mes Kosovës dhe Izraelit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera