Sport

Kosova dëshpëron edhe njëherë, humbet nga Gjeorgjia në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Autori: Gazeta inFokus 22:42 | 12 October 2021

Kombëtarja e Kosovës e ka pësuar humbjen e tretë radhazi në kualifikimet e Kupës së Botës ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ kësaj radhe janë mposhtur nga Gjeorgjia me rezultat 2-1, në takimin e vlefshëm për xhiron e shtatë të Grupit B.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, golat për gjeorgjianët i realizuan Tornike Okriashvili (11’) dhe Zuriko Davitashvili (82’), kurse golin e vetëm për kosovarët e shënoi Vedat Muriqi në minutën e 45’.

-Advertisement-

Pas kësaj humbje, Kosova renditet e fundit me Grupin B me vetëm 4 pikë, kurse ndeshjen e radhës e luan në udhëtim te Greqia./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera