Sport

Kosova – Azerbajxhan, mësohen emrat e gjyqtarëve të ndeshjes

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 19 November 2018

Kosova do të përballet me Azerbajxhanin në ndeshjen e fundit të grupeve të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet nesër mbrëma me Azerbajxhanin, për ta vendosur liderin e Ligës D, njëherësh cila prej tyre të fitoj, do të promovohet në ligën C.

Ndeshja që starton nesër (e martë) në ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ka sjellë emrat e gjyqtarëve që do ta ndajnë drejtësinë.

-Advertisement-

Treshja franceze, Benoit Millot, Mehdi Rahmouni dhe Bertrand Jouannaud, do ta referojnë ndeshjen në mes të Kosovës dhe Azerbajxhanit.

Përfaqësuesja jonë shihet si favorite ndaj Azerbajxhanit, andaj nesër do të jetë një ndeshje historike për djelmoshat tanë, por edhe për ne.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera