Lajme

Korenica: Rrushin le ta hanë bagëtitë, se për bujkun s’ka mbet më arsye ta kultivojnë

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 14 October 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka folur sot rreth problematikës së grumbullimit të rrushit në vendin tonë.

Gjatë seancës plenare në Kuvendin e Kosovës, ai pyeti se “çka po subvencionojmë ne, rrushin apo pluhurin, ujin apo koncentratin nga importi?”

Sipas tij, tregtarët dhe privatizimi i bodrumit si pasojë e kapitalizmit gllabërues po i lë bujqit në mëshirë të kohës dhe se bujkun e kanë kapur për fyti e nuk po e lëshojnë – “Dhe përse ta lëshojnë kur përfitojnë në kurriz të tyre para të majme!”.

-Advertisement-

Para kolegëve të tij deputetë, Korenica po ashtu vazhdoi duke thënë se pagesa nga grumbullimi i pakët, bujqve u thuhet se do të bëhet me njoftim të mëvonshëm. “A ka shkelje më të rëndë se kaq?” – pyeti ai!

“Gjithë vitin duke u angazhuar me mund e sakrificë për të marr bereqetin nga toka dhe në fund paguhesh me njoftim të mëvonshëm apo dhe nuk paguhesh se s’ka kush të mbron”

“Një kilogramë rrush tryeze produkt nga Kosova në treg të Zvicrës shitet me çmim 8 euro, derisa në Kosovë 0.30, 0.40 euro cent kilogrami”, deklaroi mes tjerash ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera