Koreja e Veriut dërgon pesë dronë në Kore të Jugut
Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 26 December 2022
Zyrtarë ushtarakë të Koresë së Jugut kanë thënë se Koreja e Veriut i ka dërguar pesë dronë përtej kufirit mes dy vendeve.
Sipas shefave të stafit ushtarak, dronët e shkelën hapësirën ajrore të Koresë së Jugut në zonat kufitare përreth provincës Gieongji.
Një dron madje arriti deri në veri të kryeqytetit Seul para se të kthehej sërish përtej kufirit, në Kore të Veriut.
Koreja e Veriut nisi edhe avionë dhe helikopterë sulmues, por rreth 100 fishekët e gjuajtur nga helikopterët e Koresë së Jugut nuk arritën t’i rrëzonin ata.
Një zyrtar ushtarak i Koresë së Jugut tha se ata më vonë humbën gjurmët e këtyre dronëve, por shtuan se ata nuk ishin më në fluturim.
Inkursioni vjen mes tensioneve në rritje në gadishullin Korean, pasi që Koreja e Veriut po zhvillon një numër rekord të testeve raketore këtë vit.
Dronët u panë duke kaluar kufirin rreth orës 10:30, sipas kohës lokale.
Një nga aeroplanët luftarakë të Koresë së Jugut, i përfshirë në këtë operacion, më vonë u rrëzua, mirëpo dy pilotët e tij shpëtuan pa lëndime.
Aeroplani u rrëzua afër zonës së Hoengseong, në lindje të Seulit, pak kohë pas nisjes nga baza ajrore në qytetin Uonju, sipas forcave ajrore të Koresë së Jugut, të cituar nga mediumi Yonhap.
Koreja e Jugut suspendoi nisjen dhe zbritjen e aeroplanëve në aeroportet në Inçeon dhe Gimpo për rreth një orë.
Një zyrtar ushtarak i Koresë së Jugut e përshkroi inkursionin e fundit si akt të qartë të provokimit nga Koreja e Veriut.
“Ushtria jonë do të vazhdojë t’i përgjigjet tërësisht dhe me vendosmëri provokimeve të Koresë së Veriut”, tha ai.
Në përgjigje, ushtria e Koresë së Jugut tha se dërgoi avionë vëzhgimi në Kore të Veriut për të fotografuar instalimet e saj ushtarake.
Hera e fundit që një dron i Koresë së Veriut kaloi kufirin ishte pesë vjet më parë në qershor 2017, kur marrëdhëniet mes dy Koreve ishin tensionuar veçanërisht shumë.
Dronët e Koresë së Veriut përbëjnë kërcënim për sigurinë e Koresë së Jugut, pasi ato mund të përdoren si për të spiunuar Korenë e Jugut, ashtu edhe për të nisur një sulm ndaj vendit.
Në fillim të këtij muaji, Koreja e Veriut tha se kishte zhvilluar teste të mëdha të nevojshme për të zhvilluar satelitin e parë spiun, i cili mund të përdoret për të monitoruar Korenë e Jugut. Ajo publikoi një foto ajrore të Seulit, për të cilën tha se ishte bërë gjatë testit.
Ekspertët besojnë se Koreja e Jugut po punon për ta përmirësuar armatimin, duke bërë presion mbi SHBA-në për të lehtësuar sanksionet në çdo negociatë të ardhshme./rel
Të tjera
-
Letra e evropianëve për Kurtin, Rama: Kosova ta bëjë pjesën e saj nga A në Zh, pa pyetur çka duhet të bëj Serbia
Letrën e para pak ditësh, ku Gjermania, Franca dhe Italia i thonë Kosovës që ...
-
Detajet e fundit nga helikopteri i rrëzuar i presidentit iranian – ka pasur kontakt me anëtarët e ekuipazhit
Është bërë kontakt me një pasagjer dhe një anëtar të ekuipazhit të helikopter...
-
Kush është Ebrahim Raisi, Presidenti i Iranit që u aksidentua me helikopter
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, i cili është zhdukur në malet e Iranit pa...
-
Njoftimi nga Uashingtoni për takimin Allen-Kurti, nënvizohet mbështetja e SHBA për dialogun me Serbinë
Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë detaje për takimin e Nënsekretares p...
-
AAK po rritet në Gjermani, Haradinaj: Jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thën...
-
Përleshen familjarët në Shtime – tre nga ta përfundojnë në Qendrën Emergjente të Ferizajt
Tre anëtarë të një familje në Shtime dërgohen në Emergjencë, dyshohet se u rr...
-
350 kandidatë i nënshtruan testit për pozitat e 24 prokurorëve të rinj të shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) organizoi mbajtjen e Testit Kualifikues,...
-
Ekipet e ASK-së do të vazhdojnë regjistrimin e qytetarëve në 11 komuna
Qytetarët e 11 komunave do të mund t’i shfrytëzojnë edhe pesë ditë që të regj...
-
Osmani nesër pret në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit
Nesër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministren për Zhvill...
-
Raportohet se është gjetur helikopteri i rrëzuar në të cilin ishte Presidenti i Iranit
“The Guardian”, duke iu referuar raportimit të televizionit shtetëror të Iran...
-
Tahiri: Arratisja e Sekiraqës dështimi i radhës i drejtësisë, një arsye më shumë për zgjedhje
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i li...
-
Rrëzohet helikopteri i presidentit të Iranit, ai ishte brenda tij
Një helikopter që transportonte presidentin Ebrahim Raisi është dashur të bëj...