Lajme

Kordon i policisë tek Ministria e Drejtësisë, protestuesit gjuajnë mjete piroteknike

Autori: Gazeta inFokus 20:31 | 02 October 2026

Protestuesit, në natën e 17 të protestave kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, kanë vazhduar protestën edhe tek Ministria e Drejtësisë.

Numri i madh i protestuesve, duke bartur pankarta me mesazhin ‘Jo në emrin tim’, u nisën drejt MD’së ku kërkuan të votohet ligji për Specialen.

Tek ministria u panë edhe një numër policësh të cilët kishin formuar një kordon, ndërsa në një moment, protestuesit hodhën edhe mjete piroteknike.

-Advertisement-

 

 

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy