Konsumatorët e Termokos-it në Prishtinë do të paguajnë ngrohjen sipas konsumit
Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 16 September 2021
Projekti Prishtina HeatSave apo ‘Njehsimi i Energjisë Termike”, së shpejti fillon me implementim tek çdo konsumator i ngrohjes qendrore të Termokos-it, në Prishtinë. Pas realizimit të hulumtimeve dhe matjeve teknike në apartamente dhe shtëpi individuale nga kompania gjermane Decon, ku u identifikuan problemet teknike dhe kërkesat e konsumatorëve, së shpejti do të fillojë faza e dytë e implementimit të këtij intervenimi.
Kjo fazë përfshin investimin në pajisjet e shpërndarjes dhe kontrollit të ngrohjes, si dhe instalimin falas të pajisjeve për matjen e ngrohjes në çdo banesë dhe shtëpi që konsumon ngrohje termike nga Termokos.
Informimi i detajuar i konsumatorëve të Termokos për këtë fazë të intervenimit, do të realizohet nga ekipet profesionale, të cilat në koordinim me konsumatorët si dhe Komunën e Prishtinës, do të sigurojnë edhe qasje brenda në apartamentet dhe shtëpitë e konsumatorëve për realizimin e këtij intervenimi.
Andaj, ashtu si edhe në fazën paraprake, bashkëpunimi i ngushtë me konsumatorët në këtë fazë është tejet i rëndësishëm për një mbarëvajtje të përgjithshme dhe sukses të procesit.
Çka do të përftojnë familjet nga PrishtinaHeatSave?
– Kontrollim të nxehtësisë në shtëpitë e tyre
– Kontrollim të shpenzimeve të ngrohjes
– Mundësi të kursimit të energjisë termike në bazë të konsumit
– Shërbime më cilësore dhe inovative nga rrjeti Termokos, me vlerë të shtuar të efiçiencës të energjisë
Aktiviteti ‘Njehsimi i Energjisë Termike” që ka për qëllim kalimin e konsumatorëve të Termokos nga faturimi në bazë të sipërfaqes së matur (metrave katrorë), në faturim në bazë te konsumit, është projekt 10 milion dollarësh që mundësohet nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) dhe Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC). Projekti përfshin pajisjen e rreth 14,000 apartamenteve dhe shtëpive individuale me 4,300 matës të energjisë termike, instalimin e rreth 72,500 valvulave rregulluese termostatike si dhe 51,000 alokatorëve të energjisë termike. Të gjitha informatat e grumbulluara nga këta matës së energjisë termike do të lidhen në sistemin qendror të kontrollit dhe monitorimit SCADA te NQ Termokos me qëllim të verifikimit transparent të konsumit të energjisë termike dhe faturimit.
Të tjera
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...