Lajme

Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, merr pjesë në Toronto IFBB Pro Supershow 2026

Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 16 June 2026

Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, ka marrë pjesë në edicionin e vitit 2026 të Toronto IFBB Pro Supershow, një ngjarje e bashkëorganizuar nga John Aiello, një kanadez me prejardhje shqiptare.

Gjatë pjesëmarrjes në këtë aktivitet, Konsulli Dakaj zhvilloi një takim me bashkëorganizatorin e ngjarjes, John Aiello, ku u diskutua për zhvillimin e vazhdueshëm të industrisë së fitnesit dhe bodybuilding-ut në nivel ndërkombëtar, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në këtë fushë.

Në fokus të bisedës u trajtua edhe ideja për organizimin në Kosovë të ngjarjeve të akredituara nga Federata Ndërkombëtare e Bodybuilding-ut dhe Fitnesit (IFBB), duke vlerësuar potencialin që vendi ka për të pritur aktivitete të tilla sportive të nivelit të lartë shkruan Gazeta Infokus .

-Advertisement-

Sipas njoftimit, diskutimi shërbeu si një mundësi për të shkëmbyer ide mbi rolin e sportit dhe sipërmarrjes në krijimin e urave të reja të bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe për forcimin e lidhjeve mes komuniteteve profesionale në këtë industri.

Po ashtu, u theksua rëndësia e diplomacisë përmes sportit, e cila kontribuon në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe bashkëpunimeve të reja në fusha me interes të përbashkët.

Pjesëmarrja e Konsullit Dakaj në këtë ngjarje vlerësohet si një hap i rëndësishëm në promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe në zgjerimin e kontakteve me komunitetin e sportit dhe biznesit në Kanada./Gazeta Infokus/

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy