Lajme

Konstituimi i Kuvendit pritet të bëhet javën që vjen

Autori: Gazeta inFokus 08:05 | 15 July 2017

Presidenti Hashim Thaçi pritet të vendosë që për javën e ardhshme të thirret seanca konstituive e Kuvendit, përcaktim ky që ka rrjedhur pas sinjalit të marrë nga koalicioni PAN.

E ndërkombëtarët kanë nxitur deputetët për krijimin sa më të shpejtë të Qeverisë, shkruan sot Koha Ditore.

Deri para një viti, presidenti Thaçi e ka drejtuar PDK-në, partinë kryesore të koalicionit PAN, i cili është fitues relativ i zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit. Pas zgjedhjeve, ai ka realizuar një seri takimesh joformale me përfaqësues të këtij koalicioni.

-Advertisement-

Takimin e fundit e ka zhvilluar një ditë më parë, me kandidatin e PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj. Të njëjtën nuk e ka bërë edhe me LVV-në, subjekt i dytë për nga fuqia e votës, e as me koalicionin LAA, si subjekt i tretë, forca politike këto që refuzojnë të bëhen pjesë e një Qeverie, në të cilën mund të jetë edhe PDK-ja

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera