Lajme

Konjufca: Veselit i duket kurs edukativ

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 23 Mars 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në seancën e sotme duke komentuar fjalët ofenduese që përdori kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ditë më parë në seancën për demarkacionit tha se atij i duhet një kurs edukativ, shkruan Infoksui.com

‘Na nevojitet edhe një kod elementar apo edhe një kurs edukativ për kryetarin e parlamentit, nëse e keni dëgjuar si ka sha para disa ditësh atëherë kjo është shumë urgjente sepse po tregon që nuk e ka as kulturën as edukatën elementare për të qenë në këtë pozitë’, ka thënë Konjufca.

Të mërkurën në seancën për Demarkacionin, Veseli për përdorur fjalë ofenduese ndaj deputetëve të VV-së, në momentin kur ata hodhën gaz lotsjellës duke shtyre mbajtjen e seancës.

-Advertisement-

Kjo nuk ishte hera e parë që Veseli përdori fjalë fyese, kohë më parë gjatë një seance fyu deputeten e Vetëvendosjes, Albulenan Haxhiu./INFOKUSI

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy