Lajme

Konjufca takon Escobarin në Washington, diskutuan për Asociacionin

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 28 March 2023

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar sot në në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njëherësh Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, për procesin e dialogut dhe marrëveshjen e Ohrit.

“Në takimin përmbajtësor me z.Escobar diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, për procesin e dialogut dhe marrëveshjen e Ohrit, si dhe hapat e mëtejmë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ritheksuam qëndrimin e shtetit të Kosovës, por edhe garantimin e Departamentit të Shtetit, se nuk mund të formohet kurrfarë asociacioni apo ndonjë mekanizëm tjetër që cenon sovranitetin, pavarësinë, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Konjufca.

-Advertisement-

Ndryshe ka theksuar se së bashku me Escobarin ndajnë pikëpamje të njëjta që të vazhdojnë të punojnë së bashku për agjendën e përbashkët të anëtarësimit të Kosovës në strukturat euroaltantike.

“Ndamë pikëpamje të njëjta që të vazhdojmë të punojmë së bashku për agjendën e përbashkët të anëtarësimit të Kosovës në strukturat euroatlantike dhe organizata ndërkombëtare, e po ashtu edhe për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Konjufca./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera