Lajme

Konjufca: Policët e rënë në krye të detyrës janë heronjtë e shtetndërtimit

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 26 July 2022

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot, me rastin e Ditës memoriale të policëve të rënë në kryerje të detyrës ka bërë homazhe te lapidarët e policëve të rënë në krye të detyrës, shkruan Gazeta Infokus.

I pari i Kuvendit të Kosovës tha se Policia e Kosovës me punën dhe organizimin e saj të palodhshëm ka arritur që të shënohet si institucioni më i besueshëm i popullit tonë.

“Në këtë rrugëtim 21 policë ranë në krye të detyrës, të cilët nuk kursyen as jetën e tyre në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca.

-Advertisement-

Gjithashtu, ai tha se institucioneve u mbetet të punojnë më shumë në arritjen e idealeve të heronjve tanë, për të garantuar mbrojtjen dhe ndërtimin e sigurt të Republikës së Kosovës.

“26 korriku është data e heronjve tanë policë. 21 policët e rënë në krye të detyrës janë heronj të shtetndërtimit, të sundimit të ligjit, demokracisë dhe paqes në vendin tonë”, tha kryetari Konjufca./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera