Lajme

Konjufca: Nuk pres që Serbia ta nënshkruajë marrëveshjen evropiane

Autori: Gazeta inFokus 21:37 | 08 March 2023

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka folur në Context të ATV-së për çështjen e planit evropian.

Gjatë përgjigjës së tij, ai ka thënë se plani evropian është njohje de facto e fuqishme.

“Unë mendoj që plani evropian është një njohje e fuqishme de facto e kam thënë prej fillimit që nuk është de jure. Pra ne e dimë praktikën qysh njihen shtetet, me procedura juridike të plota” – deklaroi ai në Context të ATV-së.

-Advertisement-

Tutje, Konjufca ka thënë se nuk pret që Serbia ta nënshkruaj këtë marrëveshje për shkak të nenit 2, që parasheh pamundësine e përfaqësimit të njëra-tjetrës në arenën ndërkombëtare.

“Unë mendoj se kjo është arsye që për shkak të nenit 2 që Serbia nuk e nënshkruan dhe nuk pres që ta nënshkruaj as me 18 mars. Kryeministri Kurti ka qenë i gatshëm të nënshkruaj, por Serbia nuk ka qenë e gatshme” – deklaroi tutje ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera