Konjufca: Muaji i Ramazanit sprovë hyjnore e harmonisë, dhembshurisë dhe dashamirësisë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/03/Konjufca-600x360-1.png)
Autori: Gazeta inFokus
21:19 | 01 April 2022
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar besimtarët e fesë islame, duke thënë se ky muaj i Ramazanit të jetë i frymëzimit për vepra të mira dhe i shpërblimit të sakrificës e durimit.
Konjufca ka shkruar në Facebook se muaji shenjtë i Ramazanit është sprova hyjnore e harmonisë, dhembshurisë dhe dashamirësisë.
“Ai nxit bujarinë, mirësinë dhe ndjenjën e bukur të solidaritetit dhe vëllazërisë. Ritualet shoqërohen me lutje të shtuara dhe përpjekje më të bashkërenduara për të dëgjuar e recituar fjalët e Kuranit të Shenjtë dhe për të jetuar një jetë etike. Përveç disiplinës fizike, Ramazani inkurajon edhe rritjen e detyrave intelektuale dhe shpirtërore. Agjërimi kërkon t’i nënshtrojmë pasionet tona të ulëta dhe t’i luftojmë zakonet e këqija shoqërore.
Shërben gjithashtu si një kujtesë e rëndësishme e përgjegjësisë sonë sociale dhe etike ndaj mbarë njerëzimit. Në këtë mënyrë, muaji i Ramazanit ka mundësi të na afrojë edhe më shumë me Krijuesin tonë. Le ta ripërtërijmë angazhimin dhe përkushtimin ndaj kërkimit tonë shpirtëror, që e çon secilin prej nesh kah ndriçimi shpirtëror dhe drejt përmbushjes së përgjegjësive tona, duke aspiruar virtytet më të larta. Për të gjithë besimtarët e fesë islame dëshiroj që ky muaj i Ramazanit të jetë i frymëzimit për vepra të mira dhe i shpërblimit të sakrificës e durimit! E paqit sa më të lehtë agjërimin tuaj”, ka shkruar ai.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/04/436678866_1174415503561398_3885675707869739924_n.png)
Të tjera
-
Sylë Hoxha: Prokuroria s’i raporton Qeverisë as BE-së, dalin me aktauzë për Banjskën kur t’i mbledhin provat
Ish-prokurori kosovar, Sylë Hoxha, ka folur për rastin e Banjskës dhe për kri...
-
Edhe një raund bisedimesh dypalëshe në Bruksel
Në Bruksel po mbahet raundi i dytë i takimeve dypalëshe mes liderëve të Kosov...
-
Përfundojnë takimet dypalëshe në Bruksel
Në Bruksel kanë përfunduar takimet dypalëshe të emisarëve evropianë me liderë...
-
Plani Rregullues “Kalabria 2023-2031” në heshtje administrative, Ministrisë së Infrastrukturës sot i skadon afati për përgjigje
Dita e mërkurë shënon edhe afatin e fundit kur Ministria e Mjedisit, Planifik...
-
Ehat Miftaraj: E kam krijuar një bindje që VV po i harton me qëllim keq ligjet që e luftojnë korrupsionin
Juristi Ehat Miftaraj, pas rrëzimit të Ligjit për Byronë Shtetërore për Verif...
-
“U injoruan shumica e rekomandimeve të BE-së”, reagon Rohde për tri projektligjet që do të jenë nesër në Kuvend
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se është për keqardhje që nuk ja...
-
Edhe zv.ministri Sallahu i reagon Kushtetueses: Vetëvendosje jemi ne, kuptone drejt dhe qartë
Zv.ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, i ka reaguar Gjykatës Kushtetuese p...
-
Ekonomia kineze ofron hapësirë të re për rritjen e sipërmarrjeve të huaja
Mëkëmbja e vazhdueshme, transformimi, përmirësimi dhe reformimi i thellë i ek...
-
Akuzat e banorëve për zhurmë, pluhur e dallavere në shpronësime të fshatrave Shipitullë e Graboc, vjen reagimi i KEK-ut
Në një storie të realizuar nga Gazeta Infokus banorë e përfaqësues të fshatr...
-
BE-ja, qeverisë: Jemi të shqetësuar që s’i morët parasysh komentet tona për tri projektligje
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar në lidhje me tri projektligje ...
-
Nis takimi mes Vuçiqit e zyrtarëve të BE-së
Në Bruksel ka nisur takimi mes Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe z...
-
Dalin pamjet nga takimi Borrell-Kurti
Ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Përfaqësuesin e ...