Konjufca: Hashim Thaçi na ka ngulitur në kokë se nëse preket veriu bëhet luftë
Autori: Gazeta inFokus 23:12 | 06 September 2018
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se ndaj Serbisë do të duhet të vendoset reciprocitet politik dhe ekonomik.
Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini duke prezantuar planin e Vetëvendosjes për veriun e Kosovës ka deklaruar se të gjithë na kanë thënë se ne kemi integritet territorial.
“Nëse nuk e shtrijmë sovranitetin edhe në veri, s’po del të jetë e vërtet se ne kemi integritet territorial ashtu si na kanë njohur miqtë tanë ndërkombëtar”.
Konjufca ka thënë se duhet të sqarohemi nëse veriu është pjesë e Kosovës, e nëse e pranojmë se është pjesë e jona atje duhet të sundoj rendi dhe ligji.
“Prandaj, ne duhet të sqarohemi nëse veriu është pjesë e Kosovës. E nëse është pjesë e jona atëherë atje duhet të sundoj rendi dhe ligji. Rendi dhe ligji dihet me çfarë metoda funksionojnë”, tha ai përcjell Telegrafi.
Ai ka thënë se organet e sigurisë duhet të veprojnë në atë pjesë të Kosovës.
“Çdo kush që e shkel ligjin në atë pjesë të Kosovës duhet të përballet me shtetin e Kosovës”.
Përmendja e shtrirjes së sovranitetit sipas Konjufcës mund të sjellë kërcënime për luftë, por këto shantazhe nuk duhet pranuar tha ai.
“Dikush mundet me të kërcënua se kështu bëhet luftë. Ti nuk duhet pranuar këtë shantazh, sepse bëhesh si Hashim Thaçi”.
Deputeti opozitar ka thënë se Hashim Thaçit e ka bindë popullin idetë se nëse provohet shtrirja e sovranitetit në veri bëhet luftë.
“Me shprehje të tipit nuk mundim, është vështirë… A po e sheh që na ka fut në kokë këto koncepte. Ky është demi më i madh i Hashim Thaçit që e ka bindë popullin më këto ide”, ka deklaruar më tej shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.
Të tjera
-
Kurti: 600 mijë euro për Onkologjinë, investim substancial
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ...
-
Ministrja e e Katarit për Zhvillim Social dhe Familje takohet me Osmanin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministren për Zhvilli...
-
Tentoi t’i jap ryshfet zyrtarëve policor në Vërmicë, arrestohet një serb
Është arrestuar një serb në pikën kufitare në Vërmicë, pasi i njëjti kishte f...
-
Arrestohet në Skenderaj i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar
Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person në Skenderaj...
-
Arrestohet pasi sul*oi fizikisht policët
Të dielën në Prishtinë është arrestuar një person i cili i ka sulmuar fizikis...
-
Mbi një mijë gjoba trafiku të shqiptuara në Kosovë në 24 orët e fundit
Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1 mijë e 609 gjoba trafiku...
-
Dinari, Lajçak i gatshëm që t’i takojë sërish Bislimin e Petkoviqin
Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur rreth ta...
-
8 vjet nga marrja e vendimit në kushtetuese për zbatimin e vendimeve të Millosheviçit në Kosovë
8 vjet me parë, më 20 maj të vitit 2016, kolegji i gjyqtareve të Gjykatës Kus...
-
Testi i Arritshmerisë këtë vit do të mbahet dy ditë, më 25 dhe 28 qershor
Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arr...
-
Kurti takohet sot me ministren e Katarit për Zhvillim Social dhe Familje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot pret në takim ministren e Katarit pë...
-
Osmani sot e pret në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit
Sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministren për Zhvillim ...
-
Ngjarjet e datës 20 maj
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ...