Rozë

Konflikt mes Tunës dhe Jonida Maliqit? Zbulohet çfarë ndodhi

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 14 September 2017

Dyshja e famshme e këngëtareve, Jonida Maliqi dhe Tuna Sejdi, kohë më parë publikuan një këngë të suksesshme bashkë.

Ato që të dyja janë portrete të femrave të forta dhe kënga që sollën ishte një e tillë e quhej “Forca e Femrës”.

E ftuar në emisioni “Pop Culture” në Top Channel, Maliqi është pyetur nga moderatorët nëse ka një konflikt mes saj dhe Tunës, pas thashethemeve që po qarkullonin.

-Advertisement-

Por, siç duket kjo mbetet në suazat e një thashetheme, pasi është mohuar nga këngëtarja.

“Jo, nuk ka ndodhur aspak një gjë e tillë dhe madje përfitoj nga rasti për ta uruar për mëmësinë”, është shprehur Jonida.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera