Zemaj thotë se VV-së i përshtatet një libër voluminoz me titull “Si ta shkatërrojmë shëndetësinë”
Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 06 October 2024
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka thënë se fjalimet e mbajtura sot në ngjarjen partiake të Lëvizjes Vetëvendosje për shëndetësinë i përshtaten një libër voluminoz me titull ‘Si ta shkatërrojmë shëndetësinë?’.
Më pas, ish-ministr i Shëndetësisë, Zemaj ka përshkruar sesi “do të ishte ky libër”, duke kritikuar kështu Qeverinë Kurti për sektorin e shëndetësisë.
Ai pastaj ka përmendur disa fragmente që thotë që janë “shkatërrimet e Qeverisë për shëndetësinë.
“E në këtë libër, po i shkëpus disa fragmente nga shkatërrimet e Qeverisë mbi shëndetësinë: Emërimi dhe shkarkimi i katër ministrave edhe emërimi i vet kryeministrit në krye të komitetit ekzekutiv. Emërimi dhe shkarkimi i katër drejtorëve të ShSKUK-së dhe emërimi e shkarkimi i drejtorëve të spitaleve rajonale e klinikave në spitale, Katër vjet, vetëm një ligj të miratuar edhe ai i pa zbatuar në praktikë për shkak të paaftësisë e interesit të mafisë farmaceutike. Asnjë reformë në legjislacion, pa strategji të shëndetësisë. Pa sistem informativ shëndetësor, pa sigurime shëndetësore. Ikje e mjekëve e infermierëve, fyerje e demotivim i punës së tyre. Skandale një pas një, vrasje e gruas shtatzënë në derë të klinikës, djegie e pacientit në klinikë, mbetje të fëmijës në lavatriçe e plotë skandale tjera”, ka deklaruar ai
“Mungesë të gjërave elementare, prej barnave të domosdoshme e deri te shiringat e infuzionet, pos atyre të blere nga Serbia e mos të flasim për mjete higjienike. Renovime parciale me plotë defekte e më shumë afera korruptive. Tre vjet zero investime për ndërtimin e QKMF-ve në Drenas, Istog, Ferizaj e Shtime. Tender 20 milionësh për klinikën e emergjencës, që 4 vjet asnjë progres”, ka thëmë Zemaj. /Gazeta Express
Të tjera
-
Qeveria i përgjigjet Brukselit që kërkoi themelimin e Asociacionit në bazë të draftit të tyre: Është veç një non-paper
Qeveria e Kosovës i është kundërpërgjigjur Brukselit që së fundmi kërkuan që ...
-
Gjatë fundjavës bien temperaturat, maksimalja 18 gradë
Gjatë vikendit në Kosovë pritet të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të ...
-
Adem Grabovci do të kandidojë për deputet: Është koha që dielli të lindë përsëri!
Adem Grabovci do të kandidojë për deputet i PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit....
-
Pasivizimi i adresave, Sinani i fton shqiptarët në protestë në Medvegjë
Ardita Sinani, kryetare e Komunës së Preshevës, ka njoftuar për një protestë ...
-
Kurti në një tubim në Interlaken të Zvicrës, i “shfaqet” edhe Kadri Rahimaj Kryetari i Kamenicës
Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje mori pj...
-
Haradinaj: Nëse fitoj zgjedhjet, Kosova në NATO brenda vitit të parë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka premtua...
-
Një vit nga protesta e njësive speciale të Policisë, kërkesat mbetën në letër
Sot janë bërë një vit kur Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kishin prot...
-
Rusia gjobit Google-n me më shumë para se që ka në tërë botën
Një gjykatë në Rusi e ka gjobitur Google-n me një shumë të pakuptimtë – një d...
-
Alarmon psikologia: Fëmijët po detyrohen prej shoqërisë të postojnë fotografi pasi kanë lënduar vetën me kërcënimin që nëse nuk e bëjnë nuk janë më pjesë e grupit
Psikologia Antigona Qenaj – Sejdiu ka folur për fenomenin e vetëlëndimeve të ...
-
Çeku: Në qeverisjen tonë katërfishuam buxhetin për trashëgiminë kulturore
Përderisa në shtëpinë e Adem Aga Gjonit në Prizren punimet kanë përfunduar, n...
-
Lutfiu takohet me shqiptarët që do të protestojnë të dielën në Medvegjë
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Luftiu, ka bërë të ditur se so...
-
Një pjesë e rrugës “Muharrem Fejza” deri nesër pa ujë, KRU Prishtina del me njoftim
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se një pjesë e rrugë...