Pas ndarjes nga Brad Pitt, Angelina Jolie konfirmon romancën me reperin Akala?!
Autori: Gazeta inFokus
12:04 | 04 October 2024
Angelina Jolie, së fundmi ka konfirmuar romancën me reperin Akala.
Sipas Daily Mail, Akala u pa duke marrë pjesë në një festë që aktorja organizoi për kompaninë e saj Atelier Jolie gjatë fundjavës në New York City. Faqja zyrtare në Instagram e kompanisë së Jolie ka postuar disa fotografi dhe në një prej imazheve shfaqet reperi 40-vjeçar. Jolie ishte e martuar më parë me aktorin Brad Pitt, por të dy u ndanë në vitin 2016, pasuar nga një betejë e gjatë ligjore.
Rikujtojmë se thashethemet për lidhjen e tyre u ndezën fillimisht kur këngëtari iu bashkua Jolie dhe vajzave të saj në Festivalin Letrar Calabash në Xhamajka, në maj 2023. Një dëshmitar pohoi në atë kohë Akala ishte shumë mbrojtës ndaj tyre. E njëjta media raportoi se dyshja u panë duke dalë nga një hotel në Itali gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia në gusht 2024.
Ylli hollivudian pas një beteje ligjore 2-vjeçare, hoqi dorë nga padia kundër FBI-së për hetimin e FBI-së për një incident të dyshuar abuzimi mes saj dhe ish-bashkëshortit të saj Brad Pitt. Jolie paraqiti tërheqjen e padisë më 25 shtator, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Page Six. Të dyja palët do të jenë përgjegjëse për pagesën e tarifave të tyre ligjore.
Sipas dokumenteve të gjykatës, Jolie kërkoi informacion në lidhje me hetimin e FBI-së për një grindje të dyshuar me Pitt në një avion privat që përfshinte fëmijët e tyre në vitin 2016. Hetimi u mbyll më 22 nëntor 2016, pa akuza ndaj Pitt. Jolie bëri kërkesë për divorc nga aktori disa ditë më vonë. Ajo ngriti një padi kundër FBI-së me pseudonimin “Jane Doe” në prill 2022. Së fundmi rikujtojmë se Jolie ka ndarë një rrëfim të ndjerë mbi ndikimin që mendimi i një të dashuri mund të ketë në vetëbesimin e dikujt.




T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























