Lajme

Konfirmon Pacolli: AKR do ta votojë qeverinë Hoti

Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 29 May 2020

Pacolli ka thënë se nuk do të provokonte një mocion në një situatë të tillë, por për të është e qartë se përfaqësuesit e popullit duan ndryshim.

“Ndryshimi vjen duke formuar një qeveri të re dhe unë jam deklaruar se do ta votoj këtë qeveri ashtu si qeveritë tjera.”, ka shtuar ai .

Ish-presidenti i Kosovës, thotë se nuk ka pasur asgjë kundër Kurtit dhe se e ka votuar qeverinë e tij por tani do votojë për një qeveri të re për të cilën është i bindur se do ta çojë Kosovën së paku edhe një hap përpara shkruan Reporteri raporton Gazeta Blic.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera