Sport

Konfirmohet takimi mes Laportës dhe agjentit të Ronaldos

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 06 July 2022

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka konfirmuar se ka ndodhur takimi me menaxherin e Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes.

Këto deklarata, numri 1 i Barçës i dha në prezantimin zyrtar të përforcimit më të ri, Franck Kessie.

“Por, kam qenë me të (Mendes) dhe kemi darkuar të hënën dhe kemi biseduar për ‘merkaton’ në përgjithësi”, ka thënë fillimisht Laporta.

-Advertisement-

“A është biseduar për Cristiano Ronaldon? Nuk ua them se për cilët lojtarë është diskutuar në këtë takim, por është gjithmonë interesante të informohemi për situatën e disa emrave që janë në ‘treg’. Nuk flas për individë sepse nëse bëj këtë, gjithmonë shtrembërohen interpretimet”, vazhdoi Laporta.

Ditëve të fundit është raportuar se Cristiano Ronaldo i është ofruar skuadrës së Barcelonës, pasi që portugezi nuk është duke kaluar një kohë të mirë te United.

Të interesuar për shërbimet e sulmuesit 37-vjeçar janë Chelsea në Angli dhe Bayern Munichu në Gjermani.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy