Konfirmohet raportimi i Infokusit – Pas shumë përpjekjeve pushteti rehaton nipin e Besnik Bislimit, merr pozitën e kryesuesit në bordin e drejtorëve në “Kostt”
Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 05 December 2024
Me 58 vota pro në Kuvendin e Kosovës, është votuar që Gëzim Tosuni, nipi i zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimi të vendoset në krye të bordit të drejtorëve në Ndërmarrjen Publike “Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut.
Gjatë votimit në sallë ishte e pranishme vetëm partia në pushtet, Lëvzija Vetëvendosje, shkruan Gazeta Infokus.
Ndërsa me 57 vota menjëherë pas Tosunit është Rejhanë Zylfiaj dhe e treta është Lumnijë Zeka me 55 vota.
Pra kryesues me më së shumti vota është zgjedhur nipi i Bislimit derisa më pas anëtarë të bordit të drejtorëve, Rejhane Zylfiaj dhe Lumnije Zeka.
“Procedurës së votimit dhe numërimit të votave të deputetëve të Kuvendit për zgjedhjen e tre drejtorëve të bordit të Ndërmarrjes Publike, Operatori i Sistemit Transimsionit dhe Tregut, në seancën plenare të mbajtur me 5.12.2024 kontaston se votat e fituara për kandidatët e propozuar për tre drejtorët e Kostt gjithsej kanë marrë pjesë 62 deputetë, të pavlefshme asnjë. Rejhane Zylfiaj ka marrë 57 vota, Gëzim Tosuni 58 vota, Gazmend Mejsini 4 vota, Jeton Mehmeti 5 vota, Lumnije Zeka 55 vota Pranvera Dobruna Kryeziu 3 vota”, tha deputeti i partisë në pushtet, Agon Batusha.
Mirëpo kjo nuk është hera e parë që nipin që nuk kishte parë dajën për 50 vite, tentojnë ta punësojnë në institucionet publike në vend.
Infokusi ka përcjellë historinë e tij të tentimit por edhe punësimeve qysh nga viti 2021.
Tre vendet paraprake ku ekzekutivi punësoi Gëzim Tosunin – Skandali me nostrifikimin e dilpomave
Siç kishte raportuar Infokusi, Gëzim Tosuni ishte emëruar nga qeveria në Këshillin Shtetëror të Cilësisë.
E kjo pozitë doli të jetë jo vetëm punësim në baza familjare por edhe konflikt interesi. Kjo sepse Tosuni në të njëjtën kohë ishte duke mbajtur edhe pozitën e anëtarit të bordit për nostrifikimin e diplomave në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit.
E gjithë kjo për faktin se procesit të nostrifikimit i nënshtrohen edhe profesorët e ndryshëm me qëllim të akreditimit të programeve të caktuara të kolegjeve dhe universiteteve. Rrjedhimisht, i bie që i njëjti person do të nostrifikonte edhe diplomat dhe do të akreditonte programet e arsimit të lartë.
Mirëpo pas raportimit të Infokusit, nipi i të dytit të shtetit ishte obliguar nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit që të hiqte dorë nga njëra pozitë.
Me Ligjin për Arsimin e Lartë është e definuar qartë se anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë nuk duhet të jenë të punësuar nga asnjë bartës i arsimit të lartë në Kosovë.
Anëtarët e këtij këshilli janë të obliguar të japin edhe një deklaratë nën betim se do ta kryejnë me nder, besnikëri, drejtësi dhe pa anim, detyrën e besuar.
Nipi i Bislimit ia mësyu edhe garës për guvernator të BQK-së
Nuk kaloi shumë kohë e Gëzim Tosuni i hyri edhe garës për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës.
Postin e guvernatorit po e synonin hiq më pak se 14 kandidatë.
Në garë përveç guvernatorit të asaj kohe, Fehmi Mehmetit, ishin edhe disa emra të njohur që kanë qenë me vite pjesë e BQK-së.
Pas raportimit të Infokusit, sërish Tosuni ishte eliminuar nga gara për pozitën e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.Madje ai nuk e kishte kaluar as fazën e intervistimit dhe ishte eliminuar nga gara.
LEXO EDHE: Nipi i Besnik Bislimit pretendonte pozitën e guvernatorit të BQK-së, nuk kalon fazën e intervistimit
Pas të gjitha reagimeve publike, në një debat televiziv, ministrja e Drejtësisë e gjendur përballë punësimeve të nipit të Bislimit kishte deklaruar se e kishte pyetur zv.kryeministrin Bislimi për të dhe se ai i kishte thënë që ka 50 vite që nuk e ka parë nipin e tij, i cili në moshë është më i ri se kaq.
Madje pas reagimeve të shumta edhe të opozitës në Kuvendin e Kosovës, Arbërie Nagavci ishte tallur me këtë rast se çfarë janë mes vete Tosuni dhe Bislimi.
“Ashtu, diçka ngjashëm siç ka thënë Albini që e ka Glaukun. Dmth as djalë i dajës, as i hallës, as nip e as motër”, kishte thënë Nagavci, me çka edhe pati nxitur të qeshura dhe reagime në Kuvend.
Mirëpo më pas Bislimi e kishte konfirmuar vetë marrëdhënien e tij familjare me Tosunin duke shpërndarë në profilin e tij zyrtar një arritje të nipit të tij e duke shkruar shkurtimisht, “Bravo Nipi”.
Çështja e Tosunit, ditëve të fundit është sjellë sërish në vëmendjen e publikut. Kjo pas një skandali tjetër që iu publikua qeverisë ku ministria e Bujqësisë i kishte ndarë grant prej 100 mijë eurosh për vëllain e deputetes të partisë në pushtet, Fitore Pacollin e edhe 100 mijë euro të tjera për dajën e të njëjtës deputete e cila njëkohësisht është edhe kryetare e komisionit parlamentar për Bujqësi.
E sërish edhe për këtë rast, deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha në Podcast me Shkelzen Dakaj tha se Fitore Pacolli i ka thënë se ajo nuk flet me dajën e saj.
“Unë kam komuniku me Fitoren atë ditë kur e patëm seancën për buxhetin, daja i Fitores nuk fol me Fitoren. Nuk komunikojnë hiç. E veta Fitoren çka ka ndodh, tha kur e kemi pas marrë komunën me Shpend Ahmetin, objektin e parë që e kanë rrënu në Prishtinë ka qenë i dajës së Fitores. Fitorja ka qenë shefe e kabintetit të Shpend Ahmetit. Ndërtesën e parë, i ka thanë nuk muj me të ndihmu nëse është e kundërligjshme nuk kam çfarë bëj. Prej atëherë, bile në intervistën e dajës që ia jep kur e thirrin mediat, ai thotë mos më thirrni se ajo kur mu ka desht më së shumti nuk më ka ndihmu mu. Ai e ka pas për ndërtesën që ia kanë rrënu. Fitores as që i fol daja që e ka fitu një grant”, ka thënë Dimal Basha në “Podcast me Shkelzen Dakaj”./GazetaInfokus
Të tjera
-
Shtyhet për 6 janar seanca për Sali Berishën
Pas përfundimit të seancës së sotme paraprake në GJKKO për ish-kryeministrin ...
-
Kurti merr pjesë në “Let’s talk 2024” të organizuar nga Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në edicionin e katërt të ...
-
‘Në momentin kur prokurorët shkojnë në zyre të Albinit, Kosovën e paska marrë pusi’
Analisti politik, Halil Matoshi ka reaguar ashpër ndaj vendimit të kryeminist...
-
Osmani në SHBA: Me krenari e themi se Kosova është vendi më proamerikan në botë
Presidentja Vjosa Osmani, mbajti një fjalim në Kolegjin e Luftës Detare të Sh...
-
Lëndohen edhe dy fëmijë në Shkup, si pasojë e sfidës së re në TikTok
Një vajzë 15-vjeçare me frakturë të dy rruazave të mesit është duke u trajtua...
-
Ganimete Musliu publikon një fotografi, thotë se kjo është darka për ushtarët e FSK-së në Istog
Deputetja Ganimete Musliu e ka publikuar një fotografi në profilin e saj në F...
-
Bedri Hamza: Kosova mund të bëjë më shumë për heronjtë e përditshëm të saj
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video duke f...
-
Maqedonci pas nënshkrimit me prodhuesin turk: Edhe një hap në rrugën që ta bëjmë Kosovën me industri të mbrojtjes
Kosova ka nënshkruar sot kontratën me prodhuesin turk “Makine ve Kimya Endüst...
-
Pyetjet për Prokurorinë: Kurti iu shmanget gazetarëve: Po shkoj në një koncert
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka refuzuar sërish të iu përgjigjet pyetj...
-
Disa nxënës të plagọsur nga të shtënat në një shkollë në SHBA
Disa persona janë plagosur gjatë një ngjarjeje me të shtëna në shkollën ”Abun...
-
Haradinaj: Do ta trefishojmë buxhetin për bujqësi, stadiumin dhe çerdhe publike në Drenas
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konser...
-
“Me sy të mi e pashë”, Avokati Berisha thotë se Kurti e ka kryer intervistën në Prokurori Speciale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pasur që të intervistohej sot në mëng...