Komunat e VV e bojkotuan protestën kundër Qeverisë, por problemet financiare e funksionale i kanë të njëjta me komunat tjera
Autori: Gazeta inFokus
12:09 | 06 September 2026
Përplasja mes pushtetit qendror dhe atij lokal në Kosovë u thellua deri në protestimin para Qeverisë nga disa udhëheqës lokalë, të cilët akuzojnë ekzekutivin për cenim të kompetencave dhe probleme me financimin.
Kryetarë të disa komunave të Kosovës, ku udhëheqin Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca, pretendojnë se po vonohen e po bllokohen fondet për projekte komunale, dhe se komunat po përballen me barrë të madhe financiare nga obligimet e kontratave kolektive.
Bekim Salihu, analist politikash në Institutin GAP, në Prishtinë, thotë në podkastin 5 pyetje të Radios Evropa e Lirë se komunat e Kosovës përballen me probleme reale, të cilat rrezikojnë një falimentim funksional të tyre.
Ai vlerëson se pjesa më e madhe e problemeve financiare të komunave nuk kanë nisur gjatë qeverisjes së Kosovës nga Albin Kurti, por janë trashëguar nga qeveritë e mëparshme të vendit.
“Nëntëdhjetë e pesë për qind e problemeve me të cilat përballen komunat aktualisht janë probleme që janë shkaktuar nga qeveritë, jodomosdoshmërisht nga kjo qeveri”, thotë Salihu.
Megjithatë, sipas tij, Qeveria Kurti mban përgjegjësi për faktin se nuk i ka adresuar këto probleme.
“Qeveria Kurti bëhet përgjegjëse për shkak të një lloj mosinteresimi, neglizhimi, injorimi të nevojave dhe shqetësimeve që i kanë komunat”, shprehet ai.
Mbi 300 milionë euro obligime nga kontratat kolektive
Një nga problemet kryesore që rëndon mbi komunat, sipas Salihut, janë obligimet që rrjedhin nga kontratat kolektive në arsim dhe shëndetësi.
Kontratat kolektive janë marrëveshje midis punëdhënësit dhe sindikatave të punëtorëve, ku përcaktohen kushte dhe të drejta të punës, të cilat zakonisht përfshijnë pagesa për udhëtime, shujta, trajnime profesionale, paga jubilare për punëtorët dhe përfitime të tjera.
Salihu thotë në 5 pyetje se këto kontrata janë lidhur nga niveli qendror, ndërsa obligimet financiare kanë përfunduar te komunat, të cilat menaxhojnë me arsimin parauniversitar dhe kujdesin parësor shëndetësor.
“Mbi 300 milionë euro kanë paguar obligime, jo vetëm nga kontratat kolektive. Edhe nga vendimet dhe ligjet e tjera që i ka nxjerrë niveli qendror”, tregon ai.
Edhe pse komunat e udhëhequra nga Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë Kurti nuk e mbështetën protestën e fundit, Salihu thotë se problemet financiare dhe funksionale janë të njëjta në të gjitha komunat.
“Nuk është që me këto probleme po përballen vetëm komunat që udhëhiqen nga LDK-ja, ose vetëm komunat që udhëhiqen nga PDK-ja, por po përballen të gjitha”, thekson ai.
Rrezikimi i investimeve kapitale
Përplasja financiare mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta edhe për qytetarët, pasi mjetet që tërhiqen për shlyerjen e obligimeve gjyqësore mund të merren nga projektet komunale.
Salihu jep shembullin e buxhetit vjetor të një komune, ku nuk përfshihen obligimet financiare nga kontratat kolektive, dhe më vonë paratë për këtë merren nga kategori tjera të buxhetit.
“Të gjitha paratë që janë marrë nga gjykata, përmbaruesi, për të shlyer obligime financiare që rrjedhin nga kontratat kolektive, janë marrë nga projektet komunale”, thotë ai.
Madje, sipas tij, ka raste kur Thesari i shtetit ndërhyn për të marrë këto mjete nga projekte kapitale që janë në proces e sipër.
Ai shton se komunat mund të vazhdojnë të ofrojnë shërbime esenciale, por mund ta kenë gjithnjë e më të vështirë realizimin e projekteve kapitale.
Sipas Salihut, zgjidhja e problemit mes komunave dhe ekzekutivit nuk është e pamundur, por kërkon vullnet politik.
“Ka mosbesim, ka mungesë, ka moskomunikim”, thotë ai në 5 pyetje, duke shtuar se në disa raste Qeveria, sipas tij, ka tentuar “t’i ngacmojë” komunat përmes ndryshimeve ligjore që prekin të hyrat vetjake dhe pronën komunale.

T� tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër (e Premte) në Kosovë do të mbajë mot mjaft i ngrohtë për këtë periudhë ...
-
Takimi në Dublin i Komunitetit Politik Europian, AP rikujton qëndrimin e kritikëve: Forum që përpiqet ta frenojë zgjerimin e BE
Udhëheqës nga më shumë se 40 vende evropiane u mblodhën të enjten buzë lumit ...
-
Anija luftarake ruse goditet nga dronët ukrainas në Gjirin e Finlandës
Një anije luftarake ruse është sulmuar të mërkurën në Gjirin e Finlandës nga ...
-
Zyrtarizohet koalicioni VV-LDK në Shtime, LDK merr katër drejtori dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë zyrtarizuar marrëv...
-
Ebola pranë minierës së arit, Barrick dërgon një pjesë të punonjësve në pushim
Barrick Mining po dërgon në pushim të përkohshëm disa punonjës dhe nënkontrak...
-
Microsoft 365 përballet me ndërprerje të gjera, preken Outlook, Teams dhe Copilot
Një ndërprerje e gjerë në shërbimet e Microsoft ka shkaktuar probleme me qasj...
-
Bekteshi akuzon VV-në për manipulim të zgjedhjeve në Obiliq: “Fitorja ishte e vjedhur”
Linda Bekteshi ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi, duke akuzuar ...
-
“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton se në takimin në kuadër të punim...
-
Ministria e Shëndetësisë ua anulon takimin, profesionistët shëndetësorë paralajmërojnë protesta
Profesionistët shëndetësorë kanë shprehur zhgënjimin dhe indinjatën e tyre nd...
-
Luhatjet në aksionet e inteligjencës artificiale, FMN-ja monitoron rrezikun për ekonominë
Fondi Monetar Ndërkombëtar po ndjek luhatjet në aksionet e kompanive të intel...
-
Mercedes ndal investimet e mëtejshme në Gjermani, shqyrton edhe mbylljen e fabrikave
Mercedes-Benz ka vendosur të ndalë investimet e mëtejshme në njësitë e saj në...
-
Ishte caktuar për nesër, ministri Vitia e anulon takimin me mjekët e rinj
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka anuluar një takim që e kishte caktu...


































