FOKUSI NË BUJQËSI

Komuna e Skenderajt mbështet fermerët me projekte në bujqësi

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 29 August 2018

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka mbajtur sesionin informues me fermerë të Komunës së Skenderajt, me qëllim të informimit rreth subvencioneve dhe mbështetjes që Komuna do të ofrojë për fermerët gjatë muajve në vazhdim.

Me këtë rast, drejtori Drejtorisë për Bujqësi, Sokol Sallahu, ka informuar fermerët se në sektorin e perimtarisë do të mbështeten 10 fermerë me nga 1 ari serrë, në sektorin bletarisë do të mbështeten 53 fermerë me nga 5 komplete koshere të bletëve, veshmbathje dhe tymose, ndërsa në sektorin e blegtorisë do të mbështeten 80 fermerë me makina mjelëse.

Gjatë këtij takimi gjithashtu janë informuar fermerët për plotësim të aplikacionit dhe dokumentet e nevojshme që kërkohen për aplikim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera