Lajme

Komuna e Prishtinës ka një njoftim për nxënësit që do të regjistrohen në klasën e dhjetë

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 27 June 2022

Komuna e Prishtinës, përmes një njoftimi ka thënë se Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë ka shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë, shkruan Gazeta Infokus.

Po ashtu kjo komunë përmes këtij njoftimi ka lajmëruar edhe për afatet e hapjes së aplikimit dhe kritereve.

“Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë (10) të gjimnazeve dhe të shkollave profesionale për vitin shkollor 2022/2023”, thuhet në njoftimin e tyre.

-Advertisement-

Dokumentet e nevojshme për konkurrim janë këto: fletëparaqitjen (e cila merret në shkollën në të cilën konkurron), dëftesën origjinale për kryerjen e shkollës së mesme të ulët (6-9) dhe certifikatën e lindjes./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni më shumë detaje nga komuna:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera