Komuna e Malishevës përkrahë 350 fermer me makina për spërkatje

Autori: Gazeta inFokus
11:11 | 08 September 2017
Në kuadër të përkrahjen e fermerëve, Komuna e Malishevës, ka filluar sot shpërndarjen e 350 makinave spërkatëse. Këto makina spërkatëse, ndahen me qëllim të mbështetjes së fermerëve të cilët merren me pemëtari dhe pemishte, ndërsa makinat spërkatëse për fermerët janë mjet i domosdoshëm për mbrojtjen e pemëve dhe perimeve.
Në fillimin e shpërndarjes së këtyre makinave spërkatëse, mori pjesë edhe i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili në cilësinë e Kryetarit të Komunës, i ka uruar fermerët përfitues dhe ka thënë, se “përkrahja në bujqësi, sikur këto katër vite, do të vazhdoj edhe në vitet në vijim, pasi bujqësia është sektori më i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik”.
“Bujqësia ka qenë dhe do të vazhdoj te mbetet prioritet i yni në investime, apo në subvencionimin e bujqve, edhe në vitet tjera, pasi është sektori më i qëndrueshëm i zhvillimit ekonomik”, tha kryetari Begaj, me rastin e fillim të shpërndarjes së makinave spërkatëse.
Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha, tha se “makinat spërkatëse, shpërndahen për ata fermer, të cilët kanë aplikuar dhe janë përfitues. Këtu bëhet fjalë për 350 fermer, apo 350 makina spërkatëse, të cilat punojnë me rrymë (bateri), ndërsa shuma e këtij subvencioni është rreth dhjetë mijë euro”.
Drejtori Hoxha, po ashtu ka bërë të ditur se ky subvencionim, bëhet në kuadër të subvencioneve, apo përkrahjes së vazhdueshme të Komunës së Malishevës, në bujqësi, me qëllim të stimulimit të bujqve dhe në të njëjtën kohë, me qëllim të rritjes së kapaciteteve tona të kultivimit të pemëve dhe perimeve, dhe të rritjes së produkteve vendore në tregun tonë, e që rrjedhimisht, me këto përkrahje, rritet edhe numri i të punësuarve në bujqësi”.

Të tjera
-
Top pesëshet e grave më të votuara në LVV, PDK dhe LDK sipas rezultateve të deritanishme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e numërimit të votave për ...
-
Mbi 1 mijë 900 tiketa trafiku shqiptoi policia për 24 orë
Një mijë e 926 tiketa trafiku shqiptoi Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fu...
-
Nezir Kraki bëhet deputet, merr mijëra vota më shumë sesa emra si Agim Bahtiri e Dimal Basha
Profesori i shkencave politike Nezir Kraki, i cili iu bashkua partisë Guxo pa...
-
Probleme me shëndetin, Thaçi mungon edhe në konferencën për ecurinë e çështjes
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Zyra e Prokurorit të Spe...
-
Kurti e publikon urimin, Rama i thekson arritjet e Kosovës me ndihmën e aleatëve: Përulemi përpara themeluesve të Republikës
Kryeministri Albin Kurti ka pranuar urime nga homologu i tij shqiptar, Edi Ra...
-
Gjykimi i krerëve të UÇK-së drejt fundit: Më 4 prill përfundojnë dëshmitarët e Prokurorisë
Më 4 prill do të përfundojnë dëshmitarët e Prokurorisë, në rastin e krerëve t...
-
Tri gra deputete në koalicionin, AAK-NISMA, kush e ka siguruar mandatin e deputetit?
Koalicioni AAK-NISMA pritet të ketë tetë deputet në Kuvendin e Kosovës. ...
-
Armend Muja ‘pëson’ debakël, nga mbi 43 mijë vota, bie nën 20 mijë
Deputeti Armend Muja, i cili në zgjedhjet e vitit 2021 kishte fituar mbi 43 m...
-
Raportohet se Prokuroria Speciale i ka bërë kërkesë Gjykatës për ta urdhëruar Kurtin të dëshmojë për skandalin e rezervave
Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata që ta urdhërojë kryeministrin ...
-
Rozeta Hajdari, Gazmir Raci, Enver Dugolli e Ardian Gola as në 50 më të votuarit në Vetëvendosje
Janë publikuar edhe listat e kandidatëve të Vetëvendosjes për deputetë, dhe v...
-
Në dhjetor u ndanë 142 çifte
Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka njoftuar se në dhjetor të vitit të kal...
-
Arrestohen dy të mitur për thẹrjẹ me thịkë në Obiliq
Pasditen e së martës në Obiliq janë arrestuar dy të mitur, pasi dyshohet se k...