Lajme

Komuna e Gjilanit liron përkohësisht nga pagesa e gjobës qytetarët që i kanë lajmëruar me vonesë lindjet dhe vdekjet e familjarëve

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 30 March 2023

Komuna e Gjilanit ka marrë vendim që t’i lirojë përkohësisht nga obligimi i pagesës së gjobës komunale qytetarët të cilët kanë regjistruar lindjet dhe vdekjet pas kalimit të afatit ligjor.

Sipas vendimit, lirimi nga pagesa e gjobës aplikohet për regjistrimet e mëvonshme vetëm gjatë vitit 2023.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se Drejtoria për Administratë të Përgjithshme në vazhdimësi pranon kërkesa nga qytetarët për regjistrime të lindjeve dhe vdekjeve pas kalimit të afatit ligjor prej 30 ditësh.

-Advertisement-

Në këto raste sipas Ligjit për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale është paraparë shqiptimi i gjobave sipas periudhave të caktuara kohore të skadimit të afatit ligjor për regjistrim.

“Për shkak të situatës së krijuar si pasojë e pandemisë globale Covid-19, informimit jo të mjaftueshëm të qytetarëve lidhur me shqiptimin e gjobës si dhe kushteve të rënda ekonomike që vështirësojnë kryerjen e këtij obligimi, tanimë evidentohet një numër i konsiderueshëm i rasteve të paregjistruara të lindjeve dhe vdekjeve”, thuhet në arsyetimin e vendimit.

Tutje, komuna ka bërë të ditur se ky vendim merret me qellim që brenda një afati gjatë vitit 2023, të regjistrohen lindjet dhe vdekjet e paregjistruara deri më tani duke evituar pagesën e gjobës vetëm gjatë kësaj periudhe si dhe në mënyrë që ky vendim të shërbejë si fushatë vetëdijesimi për regjistrimet e tilla brenda afatit ligjor në të ardhmen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera