Komuna e Gjakovës u mundua të fajësojë Ministrinë e Infrastrukturës për anulimin e tenderit mbi 4 milionë euro për të cilin tre herë shkeli vendimet e OSHP-së
Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 14 October 2024
Tre herë Komuna e Gjakovës në krye me Ardian Gjinin, injoroi dhe shkeli vendimet e gjykatës së tenderëve për ndërtimin e “rrugës X” në Gjakovë, rrugë kjo tranzit që lidh edhe rrugën e Pejës me Prishtinën, ku tenderi iu dha kompanisë më të shtrenjtë.
Gazeta Infokus raportoi në fund të muajit shtator në lidhje me këto shkelje për tenderin mbi 4 milionë euro për të cilin komuna e Gjakovës ka vendosur të heshtë.
E përveç shkeljes së rëndë ku komuna e Gjakovës injoroi tre vendime të Organit Shqyrtues të Prokurorimit duke u munduar të favorizojë kompani të caktuara, ky institucion u mundua që më pas kundërligjshëm edhe të anulonte tenderin e “fajin” për këtë vendim të ia linte Minstrisë së Infrastrukturës.
Mirëpo ministria ka mohuar që të ketë dorë në kërkesën për anulimin e terësishëm të këtij tenderi.
Gazeta Infokus ka siguruar komunikimin zyrtar në mes të konserciumit që iu bë e padrejtë nga komuna pavarësisht se u përkrah me tre vendime nga OSHP-ja si operatori ekonomik më i favorshëm, me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishin.
Kërkesa e kompanisë drejtuar ministrisë së Infrastrukturës për sqarim:
Në këto emaile thuhet se Ministria e Infrastrukturës asnjëherë nuk ka kërkuar asgjë të tillë nga komuna e Gjakovës dhe se komunikimi i ministrisë me komunën në lidhje me këtë tender ka pasur vetëm karakter teknik.
“I nderuar zv. Ministër. Nga ana e Komisionit për hartimin e projektit të rrugës: Hartimi i projektit kryesore – zbatues për: Zgjerimi i Rrugës Rajonale, Istog-Pejë- Gjakovë-Prizen, nuk është kërkuar asnjherë asgjë që ka të bëjë me punët dhe procedurat e brendeshme të komunës së Gjakovës. Takimi ynë ka pasur vetëm karakter të pastër teknike. Për më në detaje JU lutem shiqoni korrespodencat e bashkengjitura në attachment. Për më tepër përfaqesuesit e komunës se Gjakovës kanë kërkuar që traseja të projektohet mundësisht jashte zonës urbane sigurisht mund të shifni nga emailet e bashkëngjitura ne atachment”, thuhet në përgjigjen që zyrtarët që komunikuan me komunën i kanë dërguar zëvendësministrit Durmishi e më pas ai këtë përgjigje i ka nisur edhe grupit të operatoëve ekonomikë të cilët kanë kërkuar sqarim ngë ministria.
As në lidhje me këtë komuna e Gjakovës nuk ka pranuar të kthejë një përgjigje pavarësisht se Infokusi i ka dërguar mbi tre herë email me pyetje për sqarim në lidhje me këtë komunikim të zyrtarëve përgjegjës të Ministrisë së Infrastrukturës me zyrtarët e komunës.
Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Shqipëria mbyll TikTokun
Qeveria shqiptare ka vendosur ta bllokojë platformën TikTok në Shqipëri, ka t...
-
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka deklaruar se rritja e pen...
-
Radio Evropa e Lirë për Kurti 2: Qeverisje me duar jo edhe aq të pastra
Me premtimin se do ta luftojë korrupsionin dhe do të udhëheqë me duar të past...
-
Kurti ngushëllon për viktimat e sulmit në Gjermani: Populli i Kosovës solidarizohet me ju
Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me...
-
Vajton Vuçiq: Nuk e kuptoj dhe askush s’ma ka shpjeguar pse trupat ruse u larguan nga Kosova?
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë në televizionin ser...
-
Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti s’e la asnjë shenjë positive për katër vite, dobët, shumë dobët
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Ku...
-
Reuters: Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin që hyri me veturë në tregun e Krishtlindjeve
Një 50- vjeçar me origjine nga Arabia Saudite me profesion doktor I cili ndod...
-
Psikiatër, ateist, urrente islamin dhe mendonte ta shpëtonte Gjermaninë – Ky është profili i sulmuesit në Gjermani
Sipas informacioneve të para, Taleb A., i dyshuari i arrestuar për sulmin në ...
-
Policia e Kosovës parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se më 20 dhj...
-
Hynë ilegalisht në Kosovë, pesë shtetasit e Serbisë shoqërohen në Polici
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia policore kanë ndaluar një veturë...
-
Rritet numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani
Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qyte...
-
Partia gjermane që synon t’i fitoj zgjedhjet, AdD, dëshiron që Gjermania të dal nga BE
AfD, në pjesë të saj ekstremiste e djathtë ka deklaruar në manifestin e saj e...