Fokus

Komuna e Gjakovës i jep tenderin mbi 4 milionë euro konsorciumit më të shtrenjtë, injoron tre vendime të OSHP-së

Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 26 September 2024

Ndërtimi i “rrugës X” në Gjakovë, rrugë kjo tranzit që lidh rrugën e Pejës me Prishtinën duke se ka shkaktuar telashe të mëdha.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Gazeta Infokus, Komuna e Gjakovës me këtë tender mbi 4 milionë euro vendosi të favorizoi grupin e operatorëve ekonomikë që ofruan çmim më të lartë se sa dy konsorciume të tjera. E përveç kësaj shkeli ligjin duke injoruar edhe tre vendime të Organit Shqyrtues të Prokurimit apo siç njihet ndryshe si gjykata e tenderëve.

Dhënia e kontratës – Si vendosi komuna të favorizojë disa kompani të caktuara?

-Advertisement-

Konsorciumi i shpërblyer nga komuna, konkretisht nga zyrtari i prokurimit, Faton Gutaj është “PE-Vlaku SH.P.K”, “Joos & Krasniqi – Baze SH.P.K’, dhe “Roza Komani B.L” të cilën ofertuan hiq më pak se 4 milionë e 270 mijë e 543 euro.

Por dhënia e këtij tenderi u anulua në gjykatën e tenderëve. Organi Shqyrtues i Prokurorimit pas shyqrtimit të rastit kishte vendosur pro ankesës së grupit të operatorëve ekonomikë, ”Viktory Com, Pjeter Qerimi B.I – Company Eskavatori SH.P.K.- Marish SH.P.K, të cilët ofruan çmimin më të lirë.

Në vendimin e OSHP-së thuhet se procedurat e dhënies së këtij tenderi duhet të kthehen në rivlerësim.

“Aprovohet, si e bazuar ankesa e Grupit te Operatoreve Ekonomik ”Viktory Com, Pjeter Qerimi B.I – Company Eskavatori SH.P.K.- Marish SH.P.K, e parashtruar në Organin Shqyrtues të Prokurimit me 11.08.2023 me numër protokolli 2023/0572, vendimi për dhënie lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull: “Ndertimi I Rruges X” me nr. të prokurimit:632-23-397-5-1-1, iniciuar nga Autoriteti Kontraktues (AK) – Komuna e Gjakoves, anulohet, lënda kthehet në ri-vlerësim”, thuhet në vendimin e OSHP-së.

OSHP-ja në këtë vendim erdhi në përfundim që autoriteti kontraktues në këtë rast komuna e Gjakovës ka vepruar në kundërshtim me ligjin e prokurimit.

“Bazuar në të lartcekurat, Paneli shqyrtues konsideron se AK ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e nenit 7, 59, 60 dhe 72 të LPP. Paneli Shqyrtues konsideron se veprimet dhe aktet e AK, dhe vlerësimet e ekspertit shqyrtues lidhur plotësimin ose jo të kushteve të përshkruara si më sipër dhe pohimet ankimore në ketë rast përbejnë bazë të mjaftueshme që aktivitetit i prokurimit të kthehet sërish në ri-vlerësim sepse në të kundërtën do të bije ndesh me fushëveprimin e LPP dhe bazën argumentuese të pretendimeve ankimore, të cilat Paneli i vlerëson sipas vlerësimit të pavarur të tij në kuptim të nenit 104 lidhur me nenin 105 të LPP”, thuhet në vendim e gjykatës së tenderëve.

Vendimi i dytë i OSHP-së kundër Komunës së Gjakovës

Mirëpo si duket Komunës së Gjakovës dhe zyrtarit të prokurimit nuk iu mjaftoi as ky vendim. Në vend që tenderi të kthehej në rivlërësim ai u anulua terësisht nga komuna e Gjakovës.

Kështu konsoriciumi me çmimin më të ulët të ofruar iu drejtuan edhe një herë gjykatës së tenderëve.

Në vendimin e dytë të OSHP-së sërish aprovohet si e bazuar ankesa e kompanisë “Victory com”.

 

Aty thuhet se Komuna e Gjakovës nuk ka të drejtë të anulojë aktivitetin e prokurorimit pa bazë ligjore.

“Në këtë rast Paneli shpjegon se raporti i ekspertizës për ankesën e N.SH.T. VIKTORY COM është hartuar në mënyrë profesionale dhe i njëjti i përmban të gjitha pohimet ankimore dhe analizat lidhur me to, duke i shpjeguar në mënyrë specifike në raport me dispozitat e shkelura. Si rrjedhojë, Paneli Shqyrtues mbështet rekomandimin e ekspertit shqyrtues që ankesa e OE ankues nN.SH.T. VIKTORY COM aprovohet si e bazuar, të anulohet vendimi i AK dhe aktiviteti i prokurimit “Ndërtimi i Rrugës X” me numër të prokurimit 632-23-397-5-1-1 të kthehet në Rivlerësim pasi që anulimi i një aktiviteti të prokurimit pa bazë ligjore edhe pse ka oferta të përgjegjshme paraqet mos respektim të Ligjit për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës”, thuhet në këtë vendim.

Aty theksohet se kjo është hera e dytë që OSHP-ja merr vendim që Komuna të kthejë në rivlerësim dhënien e tenderit derisa kërkohet sërish që Komuna të respektojë vendimet e OSHP-së.

“Paneli vlerëson se ankesa e OE ankues përsëritet për herë të dytë dhe se ankesa konform Rregullores së Punës se OSHP-së konkretisht neni 16.2 te trajtohet si “Res Judicata”. Po ashtu neni 105 paragrafi 2.16 i LPP-së e obligon Kryetarin e Panelit Shqyrtues ta trajton ankesën si çështje të gjykuara “res judicata”. Në bazë të sqarimeve të lartpërmendura, eksperti shqyrtues i propozojnë panelit shqyrtues që ankesa e OE ankues të aprovohet si e bazuar, të anulohet vendimi i autoritetit kontraktues dhe rekomandon që lënda të kthehet në Rivlerësim. Pas analizimit të shkresave të lartpërmendura të cilat i kishte në dispozicion Paneli Shqyrtues, si: Ankesa e OE ankues, raportet e ekspertit shqyrtues, vendimin nr.2023/0572, dihet mirë se vendimet e OSHP-së janë të detyrueshme për autoritetet kontraktuese dhe të gjitha palët në procedurë, dhe se kundër vendimeve të OSHP-së, palët mund të ankohen në gjykatën kompetente brenda afatit ligjor me mjete të rregullta juridike, në përputhje me këshillën juridike të dhënë në vendim. Andaj, Paneli Shqyrtues kërkon nga Autoriteti Kontraktues (AK) Komuna e Gjakovës që në tërësi të zbatohet vendimet e OSHP”, thuhet në vendimin e siguruar nga Gazeta Infokus.

Komuna insiston në anulim, injoron edhe vendimin e tretë të OSHP-së

Duke qenë se OSHP-ja i hoqi nga lista komunës “tenderuesin e favorizuar” edhe një herë tjetër zyrtari i prokurimit mundohet që të anulojë terësisht këtë tender.

Kështu gjykata e tenderëve obligohet që të nxjerrë edhe një tjetër vendim ku kësaj here urdhëron komunën që të repektojë vendimet e OSHP-së konkretisht vendimin për rivlerësim të tenderit dhe vendimin kundër komunës për anulimin e terësishëm të projektit.

Ndryshe në bazë të ligjit nëse vendimi nuk respektohet nga komuna, OSHP-ja do ti anulojë licencën zyrtarit të prokurimit.

“Nga sa u tha më sipër është vendosur si në dispozitiv të këtij vendimi, Paneli Shqyrtues kërkon nga Autoriteti Kontraktues (AK) Komuna e Gjakovës. që në tërësi të zbatohen vendimet eOSHP. OSHP-ja urdhëron Autoritetin Kontraktues (AK) – Komuna e Gjakovës, që të ndërmarr masa për zbatimin e vendimit të lartpërmendur në afat prej pesë (5) ditësh, mos respektimi i këtij urdhri, në afat prej pesë ditësh kalendarike, do ta detyrojë panelin shqyrtues që të respektoj nenin 131 të LPP-së dhe njëkohësisht do të kërkojë nga KRPP-ja që ti anulojë licencën menaxherit të prokurimit të Autoritetit Kontraktues (AK) – Komuna Gjakovë në pajtim me nenin 25 paragrafi 8 dhe 9 të LPP-së”, thuhet në vendimin e siguruar nga Gazeta Infokus.

 

Mirëpo ani pse ka kaluar edhe më shumë se një muaj nga vendimi i tretë i OSHP-së komuna e Gjakovës ende nuk ka përfillur vendimet e këtij organi.

Gazeta Infokus në vazhdim do të publikojë edhe të tjera fakte dhe dokumente se si Komuna e Gjakovës pas vendimit të tretë të OSHP-së u mundua që të fajësojë, Ministrinë e Infrastrukturës për anulimin e tenderit pasi i dështuan përpejekjet për favorizim të një grupi të operatorëve ekonomikë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera