Kompleksi memorial “Adem Jashari”, vendi më i vizituar në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 08:24 | 05 March 2018
Janë bërë njëzet vjet nga rënia heroike e familjes Jashari dhe për këto vite, Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, ka pritur më shumë se 12 milionë vizitorë. Numri i vizitorëve, sipas ciceronëve të kompleksit, ka shkuar duke u rritur. Në këtë vend është investuar, por kullat e qëndresës ende nuk janë konservuar dhe ato po shkojnë drejt shkatërrimit.
Kompleksi memorial “Adem Jashari”, prej njëzet vjetësh është shndërruar në vendin më të vizituar në Kosovë. Miliona vizitorë e kanë prekur nga afër historinë e pashembullt të familjes Jashari. Ciceroni i këtij kompleksi, Xhevat Imeri tregon se shpeshherë brenda ditës, kanë qëndruar në Prekaz me mijëra vizitorë.
“Ne kemi thënë gjithherë një numër prej 12 milionësh, por kjo shifër është tejkaluar, duke pasë parasysh se është numër i madh i vizitorëve. Viteve të fundit njerëzit kanë menduar se ky numër ka shkuar duke rënë, por për mendimin tonë dhe nga ajo që kemi parë, ky numër ka shkuar duke u rritur”, tha Xhevat Imeri.
Në raste festash dhe sidomos gjatë ditëve të Epopesë së UCK-së me 5, 6 dhe 7 mars, numri i vizitorëve rritet. Por ka edhe të atillë që e vizitojnë edhe në ditë të rëndomta. Bekim Beqiri e Arsim Xhemajli janë dy prej vizitorëve më të shpeshtë të këtij kompleksi. Këta vendas nga rrethi i Skënderajt, thonë se pothuajse çdo javë qëndrojnë në kompleks.
“Vijmë shpesh, të paktën një herë në javë. Vijmë ta vizitojmë si dëshmi lufte, si kanë luftuar. Të ligshtohet zemra e trupi kur vjen këtu”, thonë ata.
Por, janë qytetarët e një tjetër komune të cilët, sipas ciceronit Xhevat Imeri, shënojnë rekord të vizitave në kompleks.
“Është e pamundur të kalohet një ditë dhe të mos ketë vizitorë nga komuna e Ferizajt. Që mund të them se është komuna numër 1 që e viziton këtë vend”, tha tutje Imeri.
Kullat e familjes Jashari, kanë ndër vendet për të cilat vizitorët tregojnë më shumë interesim të dinë, për vet faktin se kanë mbetur të njëjtat që nga beteja e lavdishme e 5, 6 dhe 7 marsit 1998. Por, kohëve të fundit këto kulla kanë nisur të dëmtohen në mungesë të konservimit. Sefer Seferi një vizitor, thotë se është e dhimbshme se si po dëmtohet kjo histori.
“Po të krahasohet me vitet e kaluara, kjo po shkon duke u dëmtuar. Institucionet e Kosovës duhet të shpejtojnë më shumë që të bëjnë diçka për këtë monument të lavdishëm historik”, thotë Sefer Spahiu.
Përveç qytetarëve, Prekazin e vizitojnë shpesh edhe personalitete të shumta nga jeta publike qoftë shqiptare, qoftë ndërkombëtare. Shumë prej tyre kanë lënë shënime në librin e përshtypjeve. Por ai që mbahet mend është shënimi i francezit Bernard Kushner, i cili thotë: “Po të kishte çmim nobel për liri, me siguri se do t’i takonte familjes Jashari”.
Të tjera
-
Optimizëm për bashkëpunimin bujqësor Kinë – BE
Eurokomisioneri për Bujqësinë, Janusz Wojciechowski, ka folur shumë për arrit...
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...