Kompania GEN mori 15 milionë euro nga Kosova, hulumtimet e Infokusi-t për Martin Berishajn që trazuan Dejona Mihajlin
Autori: Gazeta inFokus 19:10 | 14 October 2024
Sot Nacionale publikoi disa biseda private në mes të ish kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqit dhe Dejona Mihalit, që zyrtarisht në Lëvizjen Vetëvendosje mban rolin e kordinueses për komitete por që duket se roli i saj është shumë më shumë se kaq.
Këto përgjime konfirmojnë raportimet e Gazetës Infokus ku kishte publikuar skandalet e asaj kohe të shefit të KEK-ut me kompaninë GEN që lidhej me Martin Berishajn, ambasadorin e Kosovës në Kroaci.
Infokusi kishte publikuar në dy hulumtime të ndara se si kompania GEN në të cilën këshilltar ishte Berishaj kishte përfituar nga buxheti i Kosovës konkretisht nga KEK-u mbi 15 milionë euro.
Është pikërisht shkrimi i Infokusit, i cili ishte publikuar edhe nga Nacionalja, të cilin Nagip Krasniqi i pyetur nga Dejona Mihali e konfirmon duke i thënë “pak a shumë e vërtet”.
Infokusi kishte publikuar edhe një sërë shkrimesh në lidhje me keqpërdorimet në KEK në kohën e Nagip Krasniqit e ku prej 4 prej tyre, ai edhe po hetohet nga Prokuroria Speciale e për të cilën çështje është intervistuar me orë të tëra edhe Dejona Mihali.
Por çfarë përmbanin këto dy hulumtime për 15 milionët që përfitoi nga KEK-u kompania e lidhur me Martin Berishaj?
Në hulumtimin të cilin e konfirmon vetë Nagip Krasniqi në bisedat private të publikuara nga Nacionale, Gazeta Infokus kishte siguruar dokumentet, raportet e shkëmbimit të energjisë elektrike në mes të KEK-ut dhe kompanisë GEN ku KEK-u kishte blerë energji elektrike në vlerë 4.2 milionë euro në muajin dhjetor 2021 dhe në janar të 2022-es nga kompania GEN .
Derisa çuditërisht në kohë kolapsi energjetik i kishte shitur rreth 105 mijë euro energji elektrike kësaj kompanie por me çmim dyfish më të vogël se sa çmimi me të cilin i kishte blerë energjinë elektrike.
Ky shkëmbim tregtar ishte bërë me paratë e buxhetit të shtetit, para këto të cilat kryeministri Albin Kurti, i kishte ndarë për blerje të energjisë elektrike për ta tejkaluar krizën qe kishte kapluar Kosovën.
KEK-u vetëm në këtë periudhë, për dy muaj kishte blerë energji elektrike nga kompania GEN e më pas kishte autorizuar kompaninë KEDS / KESCO.
Por shitjen e energjisë me çmime aspak të volitshme e kishte vazhduar edhe pas kësaj periudhe.
Derisa KEK-u në janar 2022, i kishte shitur energji elektrike kompanisë GEN me çmime prej vetëm 105 euro për megavat, në të njëjtën përIudhë ka blerë energji elektrike nga kompania me seli në Beograd me një çmim prej 255 euro për një megavat.
Për 7 muaj kompania GEN bëri pazare në vlerë 11.8 milionë euro me Kosovën
Derisa në raportimin tjetër Infokusi kishte zbuluar fakte të reja të cilat dëshmonin se si KEK-u kishte bërë pazare me energjinë elektrike me kompaninë GEN në vlerë hiq më pak se 11.8 milionë euro.
Sipas raporteve të tregtimit të energjisë që kishte siguruar Gazeta Infokus, për periudhën 1 qershor deri me 31 dhjetor 2021, GEN ka qenë një ndër blerësit kryesor të energjisë elektrike dhe atë me çmime super të lira.
Pazari i KEK-ut me kompaninë GEN kap shifrën prej 11.8 milionë euro vetëm për periudhën 7 mujore të vitit 2021.
Ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj, po dyshohet nga Prokuroria Speciale për shpërlarje parash ndërsa ish kryeshefi i KEK-ut u arrestua me 19 prill të vitit 2024 dhe po dyshohet për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “ushtrimi të ndikimit” dhe “konflikt interesi”.
Sipas informacioneve të Gazetës Infokus ai po hetohet pikërisht për shitblerjen e energjisë elektrike në mënyrë të kundërligjshme derisa ishte pjesë e KEK-ut.
Kujtojmë se vitin e kaluar mediat sllovene raportuan për një skandal të madh financiar në të cilin ishte i përfshirë edhe ambsadori Berishaj dhe Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.
TelevizionI slloven, ‘Planet TV’, kishte raportuar se mbi gjysmë milion euro, në kesh, janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni, kurse rolin e mushkës, ose të transportuesit të parave e ka kryer ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj.
/Gazeta Infokus
Të tjera
-
Kurti ngushëllon për viktimat e sulmit në Gjermani: Populli i Kosovës solidarizohet me ju
Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me...
-
Vajton Vuçiq: Nuk e kuptoj dhe askush s’ma ka shpjeguar pse trupat ruse u larguan nga Kosova?
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë në televizionin ser...
-
Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti s’e la asnjë shenjë positive për katër vite, dobët, shumë dobët
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Ku...
-
Reuters: Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin që hyri me veturë në tregun e Krishtlindjeve
Një 50- vjeçar me origjine nga Arabia Saudite me profesion doktor I cili ndod...
-
Psikiatër, ateist, urrente islamin dhe mendonte ta shpëtonte Gjermaninë – Ky është profili i sulmuesit në Gjermani
Sipas informacioneve të para, Taleb A., i dyshuari i arrestuar për sulmin në ...
-
Policia e Kosovës parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se më 20 dhj...
-
Hynë ilegalisht në Kosovë, pesë shtetasit e Serbisë shoqërohen në Polici
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia policore kanë ndaluar një veturë...
-
Rritet numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani
Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qyte...
-
Partia gjermane që synon t’i fitoj zgjedhjet, AdD, dëshiron që Gjermania të dal nga BE
AfD, në pjesë të saj ekstremiste e djathtë ka deklaruar në manifestin e saj e...
-
Lehtësohet gjendja në pikëkalimet kufitare, pritja në kolonë deri në gjysmë ore
Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin ...
-
Izet Mexhiti thotë se e di vendndodhjen e Artan Grubit
Zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti, ka deklarua...
-
Shfaqen përsëri grafite me simbolin serb në veriun e Mitrovicës
Policia raporton se janë shfaqur grafite me simbolin serb në veri të Mitrovic...