Sport

Komiteti Olimpik i Kosovës ndan çmim special për Vedat Muriqin

Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 27 February 2020

Komiteti Olimpik i Kosovës mbrëmjen e së enjtes e ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve për laureatët e vitit 2019, shkruan Gazeta inFokus.

‘Çmimi special 2019’ ka shkruar për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

Muriqi gjatë vitit 2019 ka realizuar 4 gola me fanellën e Kosovës, ndërsa ka dhuruara paraqitje fantastike edhe me Rizesporin e tani edhe me Fenerbahçen.

-Advertisement-

“Çmimin Special 2019 e fiton futbollisti i Kombëtares së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi. Sulmuesi shtatlartë shënoi katër gola në ndeshjet kualifikuese për evropianin 2020.

Forma e tij e mirë me Kosovën dhe klubin Rizespor, bëri që në verë të transferohet tek gjiganti turk, Fenerbahce, klub me të cilin po shkëlqen në futbollin turk”, thuhet në njoftimin  e fundit nga KOK./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera