Lajme

Komisionerët e Vetëvendosjes do ta numërojnë secilën votë për Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 04 February 2021

Këshilltari i Albin Kurtit në kohën sa ky ishte kryeministër i vendit, Arianit Beqiri, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se të gjithë komisionerët e Lëvizjes Vetëvendosje do të numërojnë secilën votë të numrit 1, e që i bie votë drejtuar për Kurtin, të cilin iu është ndaluar pjesëmarrja në listat e votimit si kandidatë për deputet në parlamentin e Kosovës.

Ai tutje ka thënë se në fund të ditës kur do të mbahen zgjedhjet me 14 shkurt, do të kuptohet që numri 1 i listës 127, është numri më i votuar.

“Të gjithë komisionerët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do ta numërojnë secilën votë të numrit 1.

-Advertisement-

Në fund të mbrëmjes do të kuptohet që numri 1 i listës 127, është numri më i votuar.

Kjo votë është politike. Duhet t’i tregojmë KQZ-së e të tjerve që Albin Kurtin nuk na e hjekin nga zemra e mendja”, ka shkruar Beqiri.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy